Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror

Halvetian të Shqipërisë

Sheh Muamer Pazari

1929 - 2003

Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë | Rindërtimi i Asetanes
Konferenca Kombëtare Aleviane | Këngë  kushtuar Sheh Muamerit
Ceremoni të tjera fetare | Shkëmbime vizitash | Video
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti | Sheh Ahmet Pazari

Konferenca Kombėtare Aleviane

11 prill 1994, Tiranė

Gjatė kėsaj kohe po pėrgatitesha pėr njė Kongres Alevian. Si fillim e quajta Konferencė Kombėtare Aleviane. Qėllimi ishte i mirė, i pastėr, pėr t’u bashkuar me qendėr tė vetme Aleviane. Dashakeqėsia e nxorri kokėn dhe egoizmi zuri vend. Imam Gazaliu thotė:

“Hubul rijasetun, daun la devaun” - “Dėshira pėr t’u bėrė kryetar ėshtė sėmundje e pashėrueshme”

Sidoqoftė ne e bėmė kėtė mbledhje tė madhe, tė cilėn e kthyem nga Kongresi nė Konferencė, por pėrmasat ishin tė mėdha. Morėn pjesė rreth 500 delegatė dhe tė ftuar, personalitete dhe diplomatė, tė akredituar nė vendin tone. Po ju njoh me zhvillimin e punimeve tė kėsaj Konference tė madhe tė Ehli –Bejtit.

 

Hirėsia e Tij, Sheh Muamer Pazari me Kryegjyshin Botėror Bektashian, Shehlerė nga rrethet,
tė ftuar
nė kėtė konferencė tė madhe Aleviane

 

Pamje nga salla, nė momentin e fillimit tė Konferencės. Delegatė, tė ardhur nga e gjithė Shqipėria

 

KONFERENCA KOMBETARE ALEVIANE

11 Prill 1994- Tiranė

BISMIL -LAHI-RRAHMANI-R-RAHIM

ALLAHU EKBER ALLAHU EKBER

LAILAHE IL-LALLAH I ALLAHU

EKBER ALLAHU EKBER VELIL-LAHI

E-HAMD

Mė 11 prill 1994, nė sallėn e Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, u mbajt Konferenca Kombėtare Aleviane, e thirrur me nismėn e Hirėsisė sė Tij, Sheh Muamer Pazari.

Nė konferencė morėn pjesė shehlerė e dervishė tė tarikateve tė ndryshme aleviane, qė ekzistojnė nė Shqipėri, besimtarė, si dhe pėrfaqėsues tė feve tė ndryshme. Ishin tė pranishėm dhe Baba Reshat Bardhi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve, Papa Kristo Sharko, pėrfaqėsues i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, zv. ministri i Rinisė, Kulturės e Sporteve Z. Tanush Frashėri, sekretar i shtetit pėr fenė Z. Bardhyl Fico, pėrfaqėsues tė partive politike, ambasadorė tė shteteve tė huaja, tė akredituara nė Tiranė si dhe tė ftuar tė tjerė.

Konferencėn e hapi dervish Shemsi Shehu, i tarikatit Halveti, i rrethit tė Korēės, i cili tha:

“Me vullnetin e tė madhit Zot, sot, pas shumė vitesh, jemi mbledhur kėtu, tė lirė, pėr tė zhvilluar Konferencėn Kombėtare Aleviane tė Ehli -Bejtit. Tė gėzohet zemra kur shikon nė kėtė sallė kaq shumė klerikė e besimtarė, si dhe  tė ftuar tė tjerė, dashamirės dhe ndihmėtarė nė rrugėn e Zotit.

Konferenca jonė  ka pėr qėllim tė realizojė njė bashkim vullnetar, shpirtėror, por edhe organizativ tė tarikateve islamike aleviane. Siē dihet edhe historikisht, edhe nga tre Kongreset e mėparshme, tarikatet tona kanė pasur gjithmonė njė bashkėsi dhe kryesi aleviane. Sot, ne, do tė flasim per punėn e bėrė gjatė kėtyre viteve, nė demokraci, pėr rindėrtimin e kėsaj tradite dhe pėr riorganizimin e punės nė tė ardhmen. Qėllimi i bashkimit tė tarikateve tona ėshtė njė qėllim fisnik, njė qėllim dobiprurės. Puna e Kryesisė sonė ėshtė krejt vullnetare, njė punė shpirtėrore dhe e mundimshme, por me shumė vlera.

Duhet tė theksojmė dhe tė jetė e qartė pėr tė gjithė, se bashkimi i tarikateve nė njė Kryesi tė Tarikateve Aleviane nuk prek aspak lirinė, tė drejtat dhe veēantitė e ēdonjėrit prej tyre. Tė gjitha tarikatet janė tė barabarta, kanė tė njėjtin mision, kanė tė njėjtin qėllim, edukimin e pastėrtisė shpirtėrore, tė dashurisė nė mes njerėzve, tė dashurisė pėr Atdheun, pėr besimin islamik, pėr gjithshka tė vyer nė rrugėn e Zotit.

E theksojmė se Kryesia e Tarikateve Aleviane vepron si pjesė pėrbėrėse  e Bashkėsisė Islamike tė Shqipėrisė, nė bashkėpunim me tarikatet e tjera fetare dhe me tė gjithė ata qė e duan dhe e pranojnė njė bashkėpunim tė tillė.

Tė dashur besimtarė dhe tė ftuar!

Mua m’u bė nderi tė hap punimet e kėsaj konference. Ju ftoj qė tė mbajmė njė minutė heshtje nė pėrkujtim tė klerikėve tė lartė Alevianė, tė vrarė nga diktatura  komuniste ose qė kanė vdekur gjatė kėtyre viteve.

Gjithashtu kam nderin t’i jap fjalėn Hirėsisė sė Tij, Sheh Muamer Pazarit, Kryetar i Kryesisė sė Tarikateve Aleviane tė Shqipėrisė, i cili do tė mbajė raportin me temė: “Veprimtaria e Kryesisė sė Tarikateve Aleviane tė Shqipėrisė dhe organizimi i tyre nė tė ardhmen, Ehli- Bejti, themeli Alevian.” 

 

Fjala e Hirėsisė sė Tij, Sheh Muamer Pazarit

Tė nderuar delegatė tė Kėshillave Aleviane tė rretheve!

Tė nderuar klerikė e tė ftuar tė tjerė nga organet shtetėrore, parti e organizata tė ndryshme, tė nderuar miq, qė merrni pjesė nė kėtė Konferencė Kombėtare Aleviane!

Pjesėmarrja juaj nė kėtė konferencė dėshmon pėr nderimin dhe respektin qė keni pėr Tarikatet Aleviane Islamike tė Shqipėrisė, pėr shehelerėt e dervishėt dhe pėr tė gjitha vendet e gėzuara shqiptare, teqe e tyrbe.

Nderimin, qė po na bėni, Zoti xh.sh. ua ktheftė nė tė mira! Me ndihmėn e Allahut xh.sh. falė demokracisė, ne sot jemi mbledhur  kėtu tė lirė dhe me besim tek i madhi Zot. Diktatura pėr shumė vite i shkatėrroi shumė gjėra kombit tonė, por njė gjė nuk e shkatėrroi dot, besimin tek Allahu xh.sh. Ai u ruajt nė zemrat e pastra tė besimtarėve, megjithėse figura tė nderuara tė fesė u pushkatuan, u dėnuan e u masakruan.

Pas 50 vjetėve tė errėsirės, sot  tė kėnaqet shpirti kur vėren, se ky besim tek Allahu xh.sh., te vendet e shenjta tė rrugės sė Ehli-Bejtit, ka rrėnjė shekullore dhe ėshtė pjesė e pandarė e kombit tonė.

Kjo konferencė ėshtė vazhdim i veprimtarisė shumėvjeēare tė tarikateve Aleviane. Sipas dokumentave nga Hasitaneja e Tiranės janė organizuar mė parė disa Kongrese. I pari nė vitin 1921, i dyti nė vitin 1929 dhe i treti nė vitin 1937. Sot mblidhet Konferenca Kombėtare Aleviane me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tarikateve Halveti, Rufai, Kadri, Saadi, Gjylsheni, si dhe tė Hajative e Xhelvetive.

Tė gjithė jemi tė kėnaqur e tė lumtur qė erdhi dita tė mblidhemi e tė bisedojmė vėllazėrisht pėr ecjen tonė pėrpara. Kjo tregon vullnetin e mirė, punėn e mire tė shehelerėve e tė dervishėve, prijės tė tarikateve pėr njė Kuvend Kombėtar.

Pėr ardhjen nė kėtė ditė ėshtė dashur shumė punė. Sė pari e filluam me ceremoninė fetare tė Hasitanes sė Tiranės. Vazhduam me hapjen e tyrbeve dhe teqeve ne rrethet e Korēės, tė Bilishtit, tė Elbasanit, tė Kavajės, tė Tepelenės, tė Leskovikut, tė Peshkopisė, tė Pukės, tė Tropojės, tė Kukėsit, tė Gjirokastrės, tė Kurveleshit. Veprimtaria jonė vazhdon mė tej me rihapjen e Teqes Kadri tė Horasanėve e tė Teqes sė dervish Hatixhesė.

Pavarėsisht nga ē’kemi bėrė, mbetet ende pėr tė bėrė. Ėshtė vendi pėr t’u pėrmendur, se gjatė kėtyre tre vjetėve nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė janė zhvilluar veprimtari e ceremoni fetare. Po ashtu funksionojnė kėshillat Aleviane, me pjesėmarrjen e tarikateve, qė pėrmendėm mė lart. Kėto kėshilla mes tarikatesh kanė funksionuar mirė, tė pėrqėndruar nė rritjen e besimit tek Allahu xh.sh. dhe tek rruga e Ehli-Bejtit. Ato kanė synuar nė ngritjen dhe meremetimin e tyrbeve  e teqeve, aty ku kanė qenė. Me forcat  tona, me ndihmėn e besimtarėve, edhe pse po kalojmė varfėrinė e diktaturės, kemi mundur tė ngremė nė shkallė vendi 57 tyrbe e teqe, tė cilat funksionojnė rregullisht, 470 qė numėrohen nė mbarė vendin. Problem mbetet sidomos ringritja e teqes qendrore Hasitane tė Tiranės, pėr tė cilėn po hasim mjaft pengesa.

Pėrfitoj nga rasti tė falenderoj Radio Televizionin Shqiptar  dhe ATSH-nė  pėr mirėkuptimin qė kemi gjetur, duke pasqyruar  nga fillimi i veprimtarisė sonė  me kopetencė profesionale veprimtaritė fetare, takimet e bisedat pėr vendet e gėzuara shqiptare.

E quaj tė nevojshme  tė theksoj, se krijimi i kėshillave aleviane tė rretheve  dhe organizimi i drejtimit tė tyre ėshtė bėrė me  dėshirėn dhe vullnetin  e mirė tė ēdo tarikati  alevian, me proēesverbale tė rregullta, me qėllim pėrmirėsimi  dhe lartėsimi tė moralit islam, tė besnikėve  tė ēdo tarikati duke pasur  parasysh mosndėrhyrjen nė predikimet e ritet fetare tė Pirit pėrkatės, apo nė erqanin e caktuar.

Pas gjithė  atij shkatėrrimi barbar nga diktatura, sot mė tepėr se kurrė  lipset nevoja e njė bashkimi, si  tarikate vėllezėr, gjė qė ėshtė  trashėgimi  nga tė parėt tanė, pėr t’u  organizuar e ecur pėrpara ēdo tarikat  nė veēanti e tė gjithė sė bashku nė  tėrėsi, pėr tė ngritur tyrbet e teqet, pėr tė pėrgatitur  dervishė e shehlerė tė devotshėm, nė interes  tė pastrimit shpirtėror  gjithmonė nė zbatim tė Ehli-Bejtit.

Tė nisur nga vullneti i mirė i prijėsve tė tarikateve, tė bashkuar  vėllazėrisht, theksoj se qėllimi i kėtij bashkimi, qė kemi bėrė, nuk ėshtė devijim nga bashkėsia jonė  e mirėfilltė islame, ku jetojmė, as nuk kemi pėr qėllim t’i shkėputim tarikatet, tyrbet e teqetė nga vakufet  e veta brenda e jashtė Atdheut, por ėshtė pėr hir tė bashkimit kombėtar  e tė rritjes  sė ndjenjave fetare e kombėtare. Ky bashkim  ėshtė trashėgimi  e sė kaluarės  e vazhdimėsi e saj, siē e pasqyrojnė statutet, rregulloret dhe dokumentat e tjera, qė kanė mundur tė shpėtojnė nga diktatura ateiste. Kėtė e vėrtetojnė vulat, si “ Lidhja e shehlerėve”, “Kryesia e Tarikateve Aleviane.”

Tariku Halveti ėshtė pėrhapur nė Ballkan nė vitin 1585 nga Piri Hysejn Rumi Serezi, nėpėrmjet katėr djemve tė tij, tė pajisur  kėta me dituri  Sheriati dhe Tarikati, aq sa morėn  titullin e inspirimit hyjnor “Azizė.” Kėta u vendosėn njė nė Prizren, njė nė Ohėr, njė nė Delvinė dhe njė nė Tiranė, prej tė cilėve  buron vazhdimėsia dhe rrjedha e breznisė sonė tė Hasitanes sė madhe tė Tiranės. Kjo Hasitane e madhe, pėr tė cilėn  bėjmė fjalė, u zgjodh kryesi Aleviane dhe rrezatoi fenė islame dhe nurin (dritėn) e Ehli-Bejtit nė mbarė Shqipėrinė. Kėtė e tregon fakti se u krijuan  mėse 200 teqe, vatra tė Ehli-Bejtit dhe secila prej tyre dha prova devotshmėrie  nė aspektin moral  e patriotik.

Hasitania e  madhe Halveti nė Tiranė, si kryesi, pėrfshiu nė gjirin e vet, nė vitin 1921 nė Kongresin e saj tė Parė tarikatet Gjylsheni, Hajati, Melami, Xhelveti, me Pirin  Muhammed Hydai. Pastaj nė tė, sipas dokumenteve qė ruhen nė kėtė Hasitane,  morėn pjesė dhe tarikė tė tjerė si Saadi, Kadri.

Mos vallė kjo kryesi  Halvetiane me 203 teqe  kishte nevojė pėr tarikatet e tjera, tė vogla, qė t’i fuste nė juridiksionin e vet? Kėtė ajo e bėnte vetėm pėr bashkim, vėllazėrim dhe barazi nė mes tyre, si vėllezėr shpirtėror, si bij tė Ehli-Bejtit, tė familjes sė Hazreti Muhammed a.s. Secili tarik, edhe pse bėn pjesė nė kryesinė Aleviane, ka tė drejtė  tė veprojė lirisht sipas rregullave dhe mėnyrės sė vet  tė riteve fetare. Nuk ka tė drejtė askush tė bėjė ndėrhyrje nė tė. Ēdo Sheh,  i dekretuar, ka tė drejtė tė bėjė myhibė dhe dervishė sipas kopetencave qė ka marrė  prej Myrshidit tė tij. Po veproi ndryshe, kemi tė bėjmė  me prishjen e moralit tė fesė. Do tė jetė pėrgjegjės para Zotit xh.sh. dhe Pirit tė tij. Ruajna o Zot  prej kėtyre  njerėzve qė bėjnė pazarllėqe nė rrugėn e Zotit!

Nė Kuranin e shenjtė thuhet:

“In-nel-ledhine jubaiuneke in –nema jubaiune-llahu”
 “Ata qė tė betohen Ty, nė tė vėrtetė i janė betuar Allahut.” “Dijetarėt nuk gabojnė dhe janė tė kujdesshėm. Ata kanė frikė Zotin mė tepėr se kushdo.”

Ėshtė traditė prej tė parėve, qė ēdo klerik pajiset me dekret nga Myrshidi i tij dhe tė firmosur  nga tre shehlerė e dy dervishė. Ky rregull ėshtė ndjekur nga tė parėt tanė, pėr tė evituar mashtruesit dhe njerėzit e pandėrgjegjshėm.

Ėshtė me interes tė pėrmend me pak fjalė rrjedhėn e tarikateve. Sė pari, duhet tė dimė se  “tarik” do tė thotė “rrugė” dhe “tarikat” do tė thotė “metodė”. Janė rrugėt  dhe metodat pas Sheriatit qė tė ēojnė nė Hakikat, drejt zbulimit tė sė vėrtetės, drejt asaj tė vėrtete, pėr tė cilėn, tė gjithė filozofėt janė munduar dhe kanė arritur tė thonė “Dimė atė , qė s’dimė asgjė.”

Kur e pyetėn Hazret Isain (Krishtin) se cilin konsideron mė tė rendėsishėm mendjen, apo besimin, ai u pėrgjigj: “Tė dyja plotėsojnė njėra-tjetrėn, por po tė veēoja  njėrėn do tė preferoja besimin. Nėpėrmjet besimit e lėviz atė shkėmb  nė det dhe jo me anėn e mendjes.” Tė jesh fetar ėshtė e zakonshme, por tė jesh besimtar nė kuptimin e Kuranit ėshtė e zorshme. Zoti xh.sh. bėn thirrje  nė Kuran:

Ja ejjuhel-ledhine amenu - O ju besimtarė……

Ai u drejtohet atyre besimtarėve  tė pastėr mistikė, qė nuk pėrdorin  “unin” dhe kanė hyrė nė dervishllėk. Kėta asgjė nuk kanė tė veten, ēdo gjė i takon  Allahut dhe digjen nė ashkun e tij. Digjen si ajo flutura  qė me vullnetin e vet rrotullohet rreth llambės dhe digjet nė flakėn e saj. Ky ėshtė dervishllėku. Pėr  tė arritur kėtu  duhet tė pastrosh zemrėn, tė luftosh veten tėnde, pėr tė hequr tė kėqijat dhe tė bėhesh njeri i mirė. Hazreti Muhammed  a.s., pas fitores sė njė lufte u drejtohet  luftėtarėve: “Rexhaanamin Xhihadil asgar ilel xhihadil Ekber, Mahadha ja Resulallah. El-ledhi xhihadi-n-nefsi.”

“U kthyem  nga njė luftė e vogėl te njė luftė e madhe.”

Ē’ėshtė kjo, ja Muhammed?- Kjo ėshtė lufta e vetvetes. Pra, sa tė rendėsishme e konsideronte Haz. Muhammed  a.s. luftėn e vetvetes.

Vėshtirėsia e saj konsiston tė ndash ose t’i shkėputėsh trupit tėnd sifatet e kėqija, tė mposhtėsh apo tė largosh inatin, intrigėn, ambicien, egoizmin, zilinė.

Haz. Muhammed  a.s. porosit: “Urtėsia ėshtė virtyt i humbur i besimtarit, le tė marrė ku ta gjejė.” Pra, besimtari nuk duhet tė jetė kurrė inatēi, egoist, prepotent.

Edhe Haz. Aliu K.V. thotė:

“Sikur jam lart nė qiell, i mbahem fodullit (prepotentit), atij tė urtit i pėrulem, i bėhem baltė tabanit.”

Edhe fjala “Es-Selamu alejkum- paqja qoftė mbi ju,” ėshtė sa fetare  aq edhe njerėzore. Tė dyja lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn.

Po tė duash tė afrohesh te Zoti, duhet tė duash njeriun. Me dėshirė dhe dashuri Zoti  xh.sh.  krijoi gjithėsinė, krijoi ēdo krijesė dhe njeriun e vuri nė sofrėn e kėsaj gjithėsie. E bėri atė Halifetullah, zėvendėsin ose pėrfaqėsuesin e tij nė tokė.

Tė dashur delegatė dhe tė ftuar!

Mė lejoni tė flas shkurt pėr tarikatet. Dihet historikisht se tariku Halveti vjen nga Piri i Parė (Evel) Sheh Hasan Basri, tė cilin e ka veshur vetė Imam Aliu K.V. Pėr dijeni ky ėshtė dhe Piri i Piraneve. Ndėrroi jetė nė vitin  110 te Hixhretit, dmth nė shek. VII-tė. Tyrben e ka nė Basėr. Ky tarik, i pėrfaqėsuar direkt prej tij, mban emrin  Halveti nė bazė tė funksionit dhe jo tė emrit tė Pirit. Tariku Halveti, ėshtė shumė i gjerė. Ai ka zyrtarisht  48 degė (kolle), tė pėrfaqėsuar nga Piranė dhe udhėheqės tė shquar shpirtėror. Ky tarik, veē ibadeteve (faljeve) tė tjera ka tė veēantėn e tij, Halvetin. Kėtu e merr emrin ky tarik. Halvet  bėn Hazreti Musai nė malin Turisina, Hazret Isai nė pyll tė shkretėtirės, Hazreti Muhammed nė shpellėn e malit Hira.

Shumė me vonė, pas 450 vjetėsh, fill pas Xhenedi Bagdadiut erdhi tariku Kadri. Ky tarik u pėrfaqėsua nga Piri Abdul Kadri Xhelani (Kaddesesirel Aziz) nga mori dhe emrin Kadri. Ndėrroi jetė  nė vitin  578, nė shekullin XI. Pastaj vijnė  me rradhė tariku Rufai, Shazeli, Disuki, Bedevi, Saadi, Bektashi, Gjylsheni etj. Njė pjesė e kėtyre tarikėve nuk ekzistojnė nė vendin tonė.

Razija e Zotit qoftė mbi ta dhe mėshira  e tyre qoftė mbi ne!

Tė gjitha tarikatet kanė njė Pir tė pėrgjithshėm, Sheh Hasan Basriun, pavarėsisht se ėshtė Piri i Parė i tarikut Halveti. Kjo ndodhi sepse  tarikatet morėn emrin e Piranėve. Pėr kėtė u bė ky dallim, por, ēdo gjė ėshtė e pėrbashkėt me ca ndryshime tė vogla sa pėr tė mbajtur emrin e Pirit pėrkatės.

Tė gjitha tarikatet janė vėllezėr shpirtėrorė dhe quhen Alevi. Ai qė nėnvleftėson tarikun tjetėr, ka mohuar tarikun dhe Pirin e tij. Zoti na ruajtė prej tyre, pasi Ehlitariku nuk duhet tė njohė mburrjen, egoizmin dhe lakminė, ndryshe ėshtė larg besimit nė Ehli-Bejt. Tė ndjekim madhninė dhe urtėsinė e Ehli-Bejtit me  bindje dhe ta lavdėrojmė atė me dashurinė e zemrės. Atė familje e ka lavdėruar dhe naltėsuar vetė Zoti nė Kuran:

“Kul la es- elekum alejhi Exhren ilel-muveddete fil kurba.”
“Nuk kam pėr t’ju pyetur ju pėr asgjė, vetėm  pėr dashurinė e Ehli-Bejtit.”

Po cili ėshtė Ehli-Bejti, qė i madhi Zot kėtė kujdes ia shtron njerėzisė si mesazh?

Ajo ėshtė familja e Hazreti Muhammedit, qė pėrbėhet prej Hazreti Muhammedit a.s., Imam Aliut K.V., Hazreti Fatimety-Zyhra, raz. Llahu anha, Imam Hasanit dhe Imam Hysejnit raz. Llahu  taala anhuma. Tė permendėsh Ehli-Bejtin me zemėr ėshtė njė ibadet qė i bėn Zotit.

Hazreti Muhammed a.s. mbasi plotėsoi Sheriatin dhe Kuranin e Madhnueshėm, la tė hapur pėr vazhdim Hakikatin, besimin e zemrės (batin), sepse Zoti ėshtė zahir dhe batin: “Huwe-zahir we huw-i-Batin we huwe  kul-li shein alim.”

Ne tarikatet Alevi, si bazė tė fesė islame kemi Sheriatin me namazet dhe Suneti Resul. Autoriteti ynė suprem ėshtė Kurani. Nėpėrmjet kėsaj baze ngrihemi nė pastrimin e zemrės (mistiēizėm), duke kaluar nga Sheriati nė Tarikat, dmth nė batin. Kjo ėshtė njė punė e vėshtirė sepse kryejmė njė detyrė zahiri dhe  pastaj vazhdojmė mė tej nė batin dmth me detyrat e tjera, nė pėrkushtim tė tė madhit Zot. Zoti xh.sh. i drejtohet  Hazret Muhammedit a.s., tė cilit, pasi  kishte falur namazin e jacisė,  bashkė me tė tjerėt i thotė:

“Ja mud-dethir, ja Muz-zemil Kumi lejle il-la-Kalifa.”
“O, ti qė rri  mbėshtjellė nė petkun tėnd dhe po dremit, ngrehu natėn dhe falu vetėm pak.”

Hazreti Muhammedit a.s. duhet t’i prishet gjumi, sepse Allahu  dėshiron qė ai tė falet edhe pak pėr tė. Kjo mbeti  nė Kuran nafile (vullnetare,) por  e domosdoshme pėr batinin, pėr tarikatin. Ai duhet  tė falte tehexhudin, tė bėnte ziqer e halvet, nė pėrkushtim tė tė madhit  Zot.

Nė Tarik, njė besimtar (myhib) kalon njė rrugė prove, i kontrolluar  dhe nėn kujdesin e njė myrshidi ( mėsues shpirtėror, i cili  ėshtė dhėnės i detyrave shpirtėrore dhe kontrollues i devotshmėrisė sė tij nė kėtė rrugė. Pastaj kalohet nė Hakikat, pėr t’u njohur me tė vėrtetėn, tė padyshuar, duke hyrė  nė dervishllėk (mistiēizėm). Nė vazhdim tė kėsaj rruge vjen nė marifet dmth vazhdon dervishllėku. Kjo ėshtė shkolla mė e lartė, ku hyn deri nė shenjtėri, atėherė njeriu ka njohur veten.

“Men arafa nefsehu arafa Reb-behu.”
“Kush ka njohur veten, ka njohur Zotin.”

Pėr analogji dhe Rėne Dekart, kur pohon  ekzistencėn e Zotit, thotė:

“Conais toi  toi meme” – “Njih vetveten.”

Sa rrugė e vėshtirė tė largohesh nga mėkatet e kėsaj bote, nga lakmitė, qė s’e  lėnė tė pastrosh zemrėn. Pėr kėtė i madhi Zot nė ajetin Tathir thotė:

“In-nema juridellahu lijedhhebu ankumu-rixhs Ehli-Bejt Veju taharre Tathiren.”

 “Allahu ka pėr qėllim qė nga Ju o Ehli-Bejt tė largojė ndyrėsitė e mėkateve dhe t’ju pastrojė plotėsisht.”

Dimė se, njeriu ka mėkate, vetėm Allahu ėshtė pa tė meta. Por qėllimi qė ka Zoti xh.sh. pėr Ehli-Bejtin ėshtė t’ia pastrojė krejtėsisht mėkatet. Kjo shtėpi do tė mbetet deri nė fund tė njerėzimit personifikimi i pastėrtisė, i drejtėsisė dhe i urtėsisė.

Feja islame quhet e plotėsuar kur nga Sheriati, themeli i kėsaj feje, ngrihet ndėrtesa pėr tė cilėn ka nevojė, ndėrtesa e zemrės (ndėrtesa e Ehli-Bejtit).

Hazreti Muhammed a.s. siē thamė mė lart e pėrsosi Sheriatin dhe Suneti Nebi. Plotėsoi Kuranin  qė ėshtė revelatė hyjnore e Hakikatin e la tė hapur. Kėtė ia la porosi pėr vazhdim  Ehli-Bejtit.

E filloi vetė me pemėn, e quajtur “Bejadi Ridvan”, kur lidhi besėn me 1400 vetė nė formė Betimi. U betuan tė pastrojnė zemrėn, duke shrrėnjosur  nga vetja ēdo gjė tė keqe dhe lakmi. U zotuan tė jenė njerėz tė mirė, tė drejtė dhe me bindje tė plotė ndaj Allahut. Kjo ishte njė lindje e dytė per ta nė prani tė Hazreti Muhammedit a.s. Prej asaj kohe  lindėn myhibėt e parė (tė dashurit e Ehli-Bejtit). Kjo metodė mistike  mbeti urdhėr batin (i brendshėm) dhe kaloi nė dorėn e Imam Aliut. Nga dora nė dorė ky urdhėr hyjnor vazhdon.

“Men Lem jelid merretejni Lem julad melekutusemavati vet Erdhi.”
“Kush nuk ka lindur dy herė, nuk ka lindur asnjėherė, nė qiell dhe nė tokė.”

Hazreti Muhammed a.s. ishte personifikimi i mirėsisė dhe i dashurisė pėr tė gjithė njerėzimin. Qėllimi i tij ishte tė luftonte  mushrikėt  dhe tė  rrėnjoste te njerėzit monoteizmin.

“La ilahe il-la-llah” - “Ka vetėm njė Zot.”

Ai ėshtė Rabbil-Alemin, Zot i Gjithėsisė. Pėr tė gjitha fetė ka vetėm njė Zot dhe ne jemi vėllezėr dhe adhuruesit e atij Zoti. Atė e falenderojmė bashkėrisht dhe tek ai do tė shkojmė pa pėrjashtim.

“In-na Lil-lahi ve in –na  ilejhi raxhiun.”

Qėllimi i dytė i Hazreti Muhammedit a.s. ishte ēlirimi i femrės nga skllavėria, nga trajtimi qė i bėhej nga mushrikėt, ata qė kishin shumė zota dhe s’besonin asnjė, sepse vetė ata u bindėn dhe i shembėn kėta zota, kėto puta. E ngriti femrėn nė atė shkallė, sa urdhėroi “Ndėr kėmbėt e nėnave ėshtė Xheneti.”

Detyra finale e Hazreti Muhammedit a.s. para vdekjes ishte tė linte dy amanete. E para, si Profet t’i linte njerėzisė Kuranin, ashtu siē u la pėr Profetėt e tjerė Teurati, Zeburi dhe Ungjilli. Kėto ishin  busulla drejtimi pėr njerėzimin dhe revelata hyjnore  nga i madhi Zot. Amaneti i dytė i  Hazreti Muhammedit ishte Ehli-Bejti.

“Kale Nebi, sal-lallahu alejhi ve sel-lam.”
“In-ni tarik thekalejni: ketabu-llah ve esreti.”

“Unė ju lashė juve dy pesha tė rėnda: “Kuranin dhe  Ehli Bejtin.”

Sa shumė e ka vlerėsuar dhe e ka dashur Hazreti Muhammedi a.s. Ehli-Bejtin. E ka barazuar dhe s’e ka ndarė me Kuranin. Sa e donte  Hazreti Muhammedi a.s. Hazreti Aliun K.V. Ai i dha titullin e nderimit  dhe e vlerėsoi  duke i thėnė: “Zoti ia ndriēoftė fytyrėn dhe e nderoftė me fjalėn Keremellahu Vexhhe.” Ai e priti foshnjėn dhe e pastroi. Ai i vuri emrin Ali dhe ai i shėrbeu. Po dhe Imam Aliu i shėrbeu me vetmohim deri nė vdekje.

“En-na ve Aliijen min nuri vahidin” 
“Unė dhe Aliu jemi prej njė nuri. Qysh nė Ezel (nė zanafillėn e kėsaj bote) Aliu ėshtė mė i afėrti im” 

Prandaj atij i dha zahirin. Atij i dha batinin, atij ia plotėsoi Sheriatin sikundėr dhe gjithė as-habave (shokėve te tij), por atij ia dha pėr tė vazhduar Hakikatin, Marifetin. Prandaj burimi i Tarikateve  ėshtė imam Aliu  K.V. Pėr kėtė ne quhemi Alevi.

Pėr besimin  e madh tė Imam Aliut  Hazreti Muhammedi a.s. ka thėnė: “Sikur nė njė anė tė peshores  tė vendoset Toka  dhe Qielli dhe nė anėn tjetėr besimi i Aliut, kjo e fundit sigurisht do tė anonte mė tepėr.” Hazreti Aliu veshi  Sheh Hasan Basriun, Pirin  e Parė  (Evel)  tė tarikut Halveti. Pėr dijeni  ai ėshtė dhe Pir i Piranėve- Qemerbest Ali. Kėshtu rrodhėn  tarikatet Pir pas Piri, sipas urdhėrit tė tė lartit Ali K.V.

Tarikatet bazohen nė Kuran dhe zbatojnė Sheriatin dhe suneti Resul, vazhdojnė mė tej me detyra dhe me shėrbime tė tjera fetare (batin). Kėta  ndjekin rrugėn  e Piranėve dhe 12 imameve. Razija e tyre  dhe pėr tė gjithė tarikatet qėndron, se pėr Sheriatin vendi i ibadetit  ėshtė xhamia me minaret, ndėrsa pėr tarikatet, si ndjekės tė Ehli-Bejtit, vendi i ibadetit ėshtė mesxhidi, qė e quajmė mesxhidi–Ehli-Bejt, ku zbatohet  ibadeti- namaz dhe ziqri.

Ne tarikatet, si ndjekės tė kėsaj rruge tė fesė islame, duhet tė respektojmė njėri-tjetrin, ta duam me sinqeritet  dhe tė kemi unitet. Secili  tarikat ka pavarėsinė e tij nė  kryerjen e riteve fetare, nė erqanin  e  Pirit tė tij. Synimi ynė ėshtė organizimi nė njė qendėr  tė Ehli-Bejtit, i cili ėshtė busulla jonė drejtuese e udhėheqėse. Ne jemi  tė bashkuar, sepse kemi njė rrugė tė njėjtė, rreth Ehli-Bejtit. Nga tė parėt tanė kemi  trashėguar traditėn e bukur tė respektimit tė njėri-tjetrit, ashtu si dhe pėr fetė e tjera. Kėtė traditė tė bashkėpunimit ta ruajmė dhe t’ua pėrcjellim edhe brezave  tė ardhshėm.

Me kėtė rast mė lejoni qė edhe nė emrin tuaj, tė falenderoj pėrzemėrsisht si pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse dhe ata te Kishės Katolike qė na kanė respektuar dhe nderuar nė ceremoni fetare, na kanė vizituar  dhe na  kanė dėrguar sistematikisht gazeta e revista. Po ashtu dua tė falenderoj  edhe miq  tė huaj islamikė, arabė dhe iranianė qė ndodhen nė vendin tone.

Fetė janė si lulet e bukura qė zbukurojnė tokėn e selinė hyjnore dhe tė gjitha sė bashku shkrihen nė  bukurinė e tė madhit Zot.  Ndaj ne indinjohemi dhe dėnojmė me forcė vrasjen e muslimanėve nė Bosnjė.

Rruga e nisur pėr bashkimin vėllazėror  alevian tė vazhdohet dhe nė tė ardhmen, duke lėnė derėn tė hapur pėr tė gjitha tarikatet e tjera, gjithmonė duke respektuar veēoritė e ēdonjėrit, pa ndėrhyrje e detyrim.

Ėshtė detyra jonė parimore qė tė punojmė vazhdimisht nė drejtim tė edukimit dhe ruajtjes sė pastėr tė traditave tona tė lashta e tė mrekullueshme nga degjenerimi. Ne duhet tė mbajmė gjithmonė parasysh, se disa nga kėrkesat kryesore qė tė jesh besimtar i mirė janė: tė duam Allahun, tė duam njeriun, tė duam njėri-tjetrin, tė duam punėn e Atdheun.

Uroj qė kjo konferencė, e cila po mbahet pas njė periudhe tė gjatė kohe, t’i pėrfundojė me sukses punimet e saj dhe kėshtu, tė bashkuar tė shkojmė dhe nė Kongresin e ardhshėm me dėshirėn e Zotit, sepse ai ėshtė pėrkrahės i qėllimeve tė mira dhe tė drejta. Zoti ėshtė me tė drejtėn. Ju faleminderit!

Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu.
Shko lart