Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror

Halvetian të Shqipërisë

Sheh Muamer Pazari

1929 - 2003

Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë | Rindërtimi i Asetanes
Konferenca Kombëtare Aleviane | Këngë  kushtuar Sheh Muamerit
Ceremoni të tjera fetare | Shkëmbime vizitash | Video
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti | Sheh Ahmet Pazari

Rindėrtimi i Asitanes (Teqes sė Madhe)
me Tyrben e Azizėve tė Tiranės

Rindėrtimi i Asitanes ( Teqes sė Madhe) me Tyrben e Azizave tė Tiranės, mbeti pėr mua detyra kryesore. Tė rrėnuar nga diktatura komuniste, si gjithė institucionet fetare, u shndėrrua nga njė lulishte nė njė vend ferrash e plehrash. Pėr rindėrtimin e kėtij institucioni 400 vjeēar, qė ėshtė mėmė pėr 200 Teqet, u pėrpoqa shumė dhe gjeta pengesa nga mė tė ndryshmet. Fillimisht u pėrballa me  qeverinė, akoma komuniste, me President Z. Ramiz Alia. Nė kėtė periudhė erdhi dhe Z. Hajdin Sejdia, hapi gropėn e madhe, e quajtur Hollding, duke rrezikuar Tyrben e shenjtorėve.  Pėr kėtė u mundova dhe u pėrballa me qeverinė, e cila i kishte dhėnė dorėn e lirė kėsaj firme me predispozicionin pėr ta ndihmuar, pa marrė parasysh asgjė. Me pėrpjekjet e jashtėzakonshme arrita tė siguroj vendin e shenjtė, por  tė gėrshetuar sipas planit urbanistik tė kėsaj firme. Kjo arritje erdhi dhe me Partinė Demokratike, me kryetarin e saj Z. Sali Berisha, i cili ndėrhyri nė qeveri dhe urbanistikė, pėr tė mbrojtur kėtė vend. U bėnė pėrpjekjet e para pėr ndėrtim.  Instituti i Monumenteve, me drejtorin e saj, Z. Arapi, inxhinierin e zbatimit Z. Dashi, si dhe me punėtorėt filluan gėrmimin pėr tė zbuluar  Tyrben e vjetėr, e ndėrtuar qysh nė vitin 1605.

Ky ishte hapi i parė i punės pėr ndėrtim, nė konturin e themeleve tė saj. Erdhi koha e ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike. Ndihma pėr tė lejuar kėtė institucion fetar tė ngrihet, u dha konkretisht. M’u dha e drejta e ndėrtimit. Ilir Manushi, Ministėr i Ndėrtimit dhe Urbanistika studjuan vendin pėr zbatim. M’u dha e drejta e rrethimit dhe kėtė e realizova me parmakė hekuri, tė cilėt nė atė kohė arritėn me betonimin dhe saldimin e tyre rreth 200 mije lekė tė reja. Kjo ishte njė shumė e madhe. Por njerėzit dashakeqės i shkulėn, i prenė, dhe i ngritėn brenda natės tė gjitha hekurat. Zoti gjykoftė nė dėnimin e tyre. E them me keqardhje, ndoshta si fetar, sepse njoh mallkimin e Zotit, qė ėshtė shfaronjės nė breza. Rrethimi i dytė i teritorit tė Teqes, qė ėshtė ekzistues dhe sot,  e bėra me blloqe betoni. Sė bashku me dy portat e mėdha tė hekurta arriti shumėn 600 mijė lekė tė reja.

Fillimi i ndėrtimit tė themeleve tė Tyrbes

Pėr nisjen e themeleve tė Tyrbes dhe njė pjese tė Teqes Halvetiane u mblodhėn dashamirėt dhe fetarėt e kėsaj Teqeje. Nė vendin, ku do tė ndėrtohej Tyrbja u therėn bagėti, sipas zakonit, u shtrua dhe njė drekė pėr pjesėmarrėsit.

Sheh Muameri bėn duanė e rastit sė bashku me pjesėmarrėsit e kėsaj ceremonie

Kush ma dha kėtė forcė pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar shumė acaruese, lakmuese dhe tendencėn shtazarake tė njerėzve, kundra ndėrtimit tė kėtij vendi tė shenjtė?! Kjo, nuk ėshtė me fjalė, por me vepra tė regjistruara nė mėnyrė tė habitshme, nė tė gjitha instancat qeveritare. Edhe me dashtė me i shlye nga kujtesa nuk mundesh. Si munda kėtė furtunė tė ashpėr dhe tė gjithanshme, pėr tė cilėt flasin faktet, t’i pėrballoj?! Ky ishte amaneti i babės, qė ia dha tė birit, tė cilin e bekoi me frymėn dhe veshjen e Shehut tė ardhshėm. Unė, i devotshėm pėr kėtė detyrė, do ta zbatoja kėtė amanet mbi tė gjitha interesat materiale.

Pėrpara babės, kur ai mė shikonte dhe mė studjonte mua, dhe unė shikoja atė dolėn fjalė tė habitshme, tė pathėna dhe shfaqur hapur. Ndėrmjet tyre m’u dha amaneti tek pėr tek, dėshmitar ėshtė vetė Zoti pėr dorėzimin e Teqes. Kjo ndodhi para vdekjes sė tij, nė regjimin e Enver Hoxhės, duke qenė gjallė vetė diktatori, i cili e dėnoi me vdekje dhe pastaj pėr fat pėrfundoi nė burgun e tmerrshėm tė Burrelit.

Babai im mė drejtohet me fjalėn e tij tė zemrės, duke mė thėnė:

“Siē mė la baba im, ashtu dhe unė Ty, po tė lė nė dorėzim Teqen.”

“ Emaneten min indi-l-lah.” (porosia ėshtė nė huzur, Prezencėn e Zotit)

Nė Kuran thuhet: “Premtimin zbatoje, pse pėr premtimin ke pėrgjegjėsi.”

Prandaj ēdo gjė do tė marrė rrjedhjen qė ka edukuar vetė Zoti, kushdo qė mundohet ta shtrembėrojė, gjen dėnimin (adhabin) e Zotit.

Njė pjesė e Teqes, qė po ngrihet

Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu.
Shko lart