Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror

Halvetian të Shqipërisë

Sheh Muamer Pazari

1929 - 2003

Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë | Rindërtimi i Asetanes
Konferenca Kombëtare Aleviane | Këngë  kushtuar Sheh Muamerit
Ceremoni të tjera fetare | Shkëmbime vizitash | Video
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti
| Sheh Ahmet Pazari

Ceremoni te tjera fetare nėpėr rrethe

 Sheh Muamer Pazari duke bėrė duanė (lutjen) e rastit, nė Teqenė e Pilurit, rrethi i Devollit.  

 

Ceremoia e themeleve tė Teqes Halveti, tė Sheh Dalipit, Eshmenik

 

Sheh Muamer Pazari, Sheh Samiu ne Teqene e Cangonjit

 

Fjala e hapjes sė ceremonisė  ne Gline te Leskovikut nga Hirėsia e tij Sheh Muamer Pazari,
Kryetar i Kryesisė Aleviane tė Shqipėrisė, Halveti.

 

Hirėsia e tij Sheh Muamer Pazari, Deputeti Uran Butka, Z.Ekrem Bardha etj.

 

Hirėsia e Tij, Sheh Muamer Pazari, pėrshėndet popullin pjesėmarrės nė festėn tradicionale tė Glinės

 

Sheh Muamer Pazari nė mes tė popullit tė Tominit, Peshkopi

 

Sheh Muamer Pazari, Kryetar i Bashkėsisė Halvetiane tė Shqipėrisė,
duke organizuar  ceremoninė  mortore 
dhe shėrbesat  fetare  tė Sheh Zenel Fratėrit.

 

Sheh Muamer Pazari pėrshėndet Kongresin e7te Bektashianeve,
zhvilluar ne Pallatin e Kultures ne Tirane

 

Pėrshėndetja e Kryetarit tė Tarikatit Halveti,
Sheh Muamer Pazarit

Pėrshėndetje nga tė gjithė alevianėt e Shqipėrisė, Kongresit  tė VII-tė tė Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane!

Nė emėr tė tė gjithė alevianėve gėzohemi pėr rrugėn e mirėsisė  shpirtėrore dhe njerėzore, tė cilėt bashkohen, pėr njė qėllim nė tė mirėn e atdheut tonė.

Siē e theksoi edhe vetė Kryegjyshi Botėror, Haxhi Dede Reshat Bardhi: “Feja bashkė me atdheun janė njė dhe nuk ka fe, po nuk pati atdhe.”

Ne, si pjesėtarė tė atdheut, tė kėtij vatani, mendojmė gjithmonė pėr tė mirėn dhe mirėsinė ndaj njerėzve tė vendit tonė nė pėrmasa shpirtėrore tė dashurisė dhe tė respektit tė mbarė njerėzimit; pėr tė pėrqafuar tė mirėn, duke iu larguar tė keqes. Shumė bukur u shpreh hirėsia e tij Janullatus, pėrfaqėsuesi i Kishės Ortodokse, duke vėnė theksin tek rinia, si shpresė e sė ardhmes, e cila duhet tė hedhė sytė pėr tė parė aspektin shpirtėror, tė cilin e pėrfaqėson feja, qė ka qenė dhe mbetet pjesė e pandarė e njeriut.

Vetė i madhi Zot e ka zbuluar njeriun, duke e vėnė nė altarin  mė tė lartė tė gjithėsisė, duke i dhėnė rėndėsi tė veēantė  mbi gjithė krijesat e botės. Ata qė duan e respektojnė njeriun, duan e respektojnė vetė Zotin. Nė tė kundėrtėn, vetė Zoti do tė shprehte vullnetin e keqardhjes, nėse ne do tė ushqenim intrigėn, lakminė, mosrespektimin ndaj njėri-tjetrit. Duke respektuar familjet tona, mbi gjithshka, respektojmė dhe duam familjen tonė tė shenjtė, Shqipėrinė tonė tė dashur. Vetėm me kėtė sjellje do tė mund t`i falim kėnaqėsi  krijuesit tonė, tė madhit Zot.

Tė gjithė sė bashku tė luftojmė pėr tė edukuar njė brez tė ri, i cili duhet tė luftojė pėr t`ju larguar sė keqes, drogės  e veseve tė kėqija. Kėto vese luftojnė kundra vullnetit tė mirė  dhe lufta mė e madhe ndaj tyre mbetet  luftė evidente.

Nė kohėn kur Profeti  ynė Muhammed a.s. fitoi luftėn e Bedrit, njė luftė kjo e pabarabartė me armikun si nė forca  dhe nė mjete, ushtarėt e tij, tė pėrfshirė nga gazi i fitores pėrqafonin Profetin, filluan tė ushqenin  vetvehten  me mburrjen dhe autolėvdatėn. Profeti e dalloi  menjėherė kėtė gjėndje dhe i mori kėta ushtarė mė vete, nė njė kodėr dhe u tha:

“Jemi kthyer  nga njė luftė e vogėl pėr tek njė luftė  e madhe.”
“Ja Resulullah!- i thanė ushtarėt  e tij.-Ēfarė ėshtė kjo luftė e madhe?”

Resulullah iu pėrgjigj:
“Lufta  e madhe ėshtė lufta  e vetvehtes.”

Ndaj luftojmė nė veten tonė veset, qė njeriu mban nė veten e tij, pasi vesi ėshtė  shejtani vetė. Shejtanin njeriu e ka me vete dhe pėrfaqėsohet nga vesi njerėzor. Nė qoftė se ne do t`i luftojmė kėto vese, do tė gėzojmė tė madhin Zot e do tė jemi  tė denjė pėr tė ndėrtuar vendin tonė. Po tė ecim nė kėtė rrugė do tė jemi tė lavdėruar e tė begatuar nga vetė Zoti, duke u bėrė  shembull i sė mirės.

Le tė dashurojmė fenė, mirėsinė e saj, duke bėrė tė lulėzojė  lulja  e mirėsisė, e dashurisė pėr njeri-tjetrin. Tė edukojmė vetvehten me punė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, duke ecur nė udhėn e virtytit.

I urojmė veēanėrisht Kryegjyshit Botėror, Haxhi Dede Reshat Bardhi jetė tė gjatė e punė tė mbarė, kurdoherė si fetar e njeri qė e ka gėzuar e gėzon  njė respekt e dashuri nga e gjithe bota  besimtare! Ai mbetet pjesė e vlerės dhe e dashurisė, e sinqeritetit  dhe e pėrkushtimit , e ndershmėrisė dhe mbi tė gjitha e besimit.

I uroj punime tė mbara Kongresit tė VII-tė Botėror Bektashian! Falenderoj Presidentin e Republikės, Prof.Dr. Rexhep Mejdanin pėr pjesėmarrjen e tij nė kėtė Kongres dhe po kėshtu e pėrshėndes Kryetarin  e Kėshillit tė Ministrave, Z.Ilir Meta, pėr fjalėn e dashur e tė sinqertė pėrshėndetėse!

Zoti ndihmoftė vėllazėrinė tonė, dhėntė dritė e arsye nė veprat tona nė shėrbim tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve!

Zoti qoftė kurdoherė me ne!

Faleminderit!

Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu.
Shko lart