Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror

Halvetian të Shqipërisë

Sheh Muamer Pazari

1929 - 2003

Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë | Rindërtimi i Asetanes
Konferenca Kombëtare Aleviane | Këngë  kushtuar Sheh Muamerit
Ceremoni të tjera fetare | Shkëmbime vizitash | Video
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti
| Sheh Ahmet Pazari

Ceremoni tė Hapjes sė Teqes Pazari dhe
Teqeve tė tjera Halvetiane tė Shqipėrisė

Sheh Muamer Pazari:

Tashmė erdhi koha falė tė madhit Zot xh.sh., kur diktatura komuniste u rrėzua dhe ia la vendin demokracisė.

Unė, si fetar, dola hapur dhe mora detyrėn, pėr tė kryer amanetin e babės dhe tė tė parėve tė mi. Akti i daljes hapur nė popull, me  veshjen time tė klerikut, tė lėnė nga babai im nė ilegalitet, pėr mua shėnoi njė ngjarje historike dhe psikologjike.

Sė pari bėra ceremoninė e njohjes sime dhe tė Teqes shekullore. Ceremonia u kthye nė njė ditė festive. Morėn pjesė shumė fetarė, popull, dhe ambasadorė, si: ambasadori i SHBA-sė, Egjiptian dhe Palestinez. Tė ftuar ishin dhe: Kryetari i Komunitetit Musliman, Hafiz Sabri Koēi, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, Ibrahim Hasnaj, pėrfaqėsuesi i Kishės Ortodokse,  Spiro Findiku, pėrfaqėsuesi i Kishės Katolike, pėrfaqėsuesi i Komisionit pėr Fenė, Bardhyl Fico.

Po shkėpus njė pjesė nga fjala qė mbajta nė kėtė ceremoni:
 

Fjala qė rizgjoi themelet e besimit nisi pandashmėrisht me fillin qė lidhet mendja e zemra:

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Tė nderuar fetarė, zonja, zotėrinj e ambasadorė!

Sot, tė mbledhur nė kėtė ceremoni fetare, pas njė ndėrprerjeje  tė gjatė tė fesė nga diktatura komuniste, po prezantohem para jush si fetar, me veshjen e Shehut, siē e shihni, e cila deri sot ishte e ndaluar me ligj.

Falė tė madhit Zot, qė i dha mundėsi kėtij populli tė shumėvuajtur, tė marri frymė i lirė nė Atdheun e vet. Populli sot, i gėzuar dhe i etur pėr besim, po merr pjesė  nė hapjen e xhamive, teqeve, kishave.

Pėr kėto vende tė shenjta, ku bėhet  adhurimi i Zotit, njeriu gėzohet pėr hapjen e tyre  dhe merr pjesė me trup e me shpirt, rreth kėtyre qendrave fetare shekullore. Dua tė kujtoj  para jush, se kėtė bashkim ceremonial duhej ta  bėnim nė Teqen e madhe (Asitanėn) shekullore, tė ndėrtuar qysh nga viti 1605, nė ish pazarin e vjetėr. Por, mjerisht, ajo u prish  si gjithė tė tjerat, nga diktatura komuniste. Kjo ishte njė nga katėr Asitanet e Ballkanit, e quajtur Kryesia e Sekteve Aleviane, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Kosovėn dhe Maqedoninė. Ajo pėrfshinte nė gjirin e saj sektet: Gjylsheni, Xhelveti, Sinani, Hajati. Kėto ishin tė shpėrndarė nėpėr  Shqipėri, si: nė Gjirokastėr, Berat, Tepelenė, Petrelė, Manēurisht.

Tė parėt e kėsaj Asitaneje, tė titulluar  Azizat e Tiranės, nuk ishin vetėm fetarė tė devotshėm, por edhe patriotė tė flaktė. Kėta Erenlerė (shenjtorė) tė lartė, pėr patriotizėm  u burgosėn dhe u internuan nga okupatorėt e huaj. Nuk dua tė zgjatem mė tej, por po pėrmend vetėm gjyshin tim, Sheh Ahmet Pazarin, i cili mė 26 Nėntor 1912, ngriti  flamurin kombėtar pėr herė tė parė, kėtu nė Tiranė. Tradhtarėt e vendit e quanin Sheh Kaurri, sepse  ishte shqiptar.  Pėr tė konkretizuar kėtė epitet, forcat e Haxhi Qamilit dhe kryemyftiut tė Tiranės, Musa Qazimit, dogjėn tyrben, sepse sipėr saj qėndronte zhgaba, simbol i flamurit shqiptar. Sheh Ahmet Pazarin e kishin burgosur para kėtij veprimi. Kur i thanė nė burg Sheh Ahmet Pazarit, pėr atė qė ndodhi, Sheh Ahmeti, u betua, se: “Unė Tyrben nuk do ta ndėrtoj, por do ta bėj  bahēe , ku do tė mbjell lule, nėse prej tyre 17 vetė nuk do tė hyjnė nė litar.” Dhe me tė vėrtetė nuk shkuan tre muaj dhe, nė litar  hynė Haxhi Qamili, Musa Qazimi, Xhinali etj, plot 17 vetė.

Atdheu ynė  i ka mbajtur kėto vende tė shenjta  nė gjirin e tij, prandaj ky vend ėshtė vakuf. Ky vend natyrshėm e ka bashkuar shqiptarin rreth njė ndjenje  tė pėrbashkėt: Fe, Adhe, tė pandarė.

Bukur e ka thenė Vaso Pasha, se: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria.” Nuk kuptohet e ndarė feja me Kombin tonė, se shqiptarėt  janė besimtarė, e kanė nė besimin e tyre si gjėnė mė tė shtrenjtė vatanin.

Siē thuhet:

“Hub-bul vatan minel-iman” - “Tė duash Atdheun, vjen nga Besimi”

Pra, ne sot, pas gjysėm shekulli gėzojmė tė lirė trinomin : Mekam, iman, ivan (vendi, besimi, njerėzit). Vendin tonė sot e gėzojmė tė lirė, falė tė madhit  Zot xh.sh. Po ashtu dhe besimi, rreth tė cilit mblidhet njerėzia hapur, pėr tė falenderuar Zotin (xh.sh).

Mblidhemi nė kėtė ceremoni tė thjeshtė, por shpirtėrisht tė mbushur me  gėzim dhe sinqeritet. Ky popull  nuk e  shkėputi shpresėn  nga i madhi Zot. Ky popull ishte edukuar me bujarinė dhe bamirėsinė e tė parėve  tė tij.

“Allahu min Sabirijne ve Salihine” - “Zoti ėshtė me durimtarėt dhe bamirėsit”

Ndaj ne tė mos e lėshojmė nga vetja bamirėsinė pėr njėri-tjetrin, se kjo rregullon marrėdhėniet  shoqėrore  dhe vėllazėrore nė mes nesh. Siē thuhet dhe nė Kuran:

“Inellahu jugajjiru ma bi  koumin hatta jugajjiru ma bieufusihim”

“Zoti e ndryshon gjendjen e njė populli, atėhere kur ai tė ndryshojė ndėrgjegjen dhe botėkuptimin e vehtes sė tij.” Pra, dashurinė dhe bamirėsinė ndaj njėri-tjetrit tė mos e ndajmė nga vetja jonė. Kjo ėshtė njė nga  kushtet kryesore e ēdo feje monoteiste. Morali i fesė ndėrlidhet me dashurinė njerėzore dhe humanitari ndjek pa dashje parimin e fesė: “ Duaje tjetrin, sikur do vehten tėnde.”

E them pa dashje, pėr ata qė thonė se nuk jemi fetarė dhe nuk besojmė, jemi ateistė. Pėrsėri ata e zbatojnė kėtė princip tė fesė qė lidhet me cilėsinė e Zotit “Mėshirimin.” Dua tė pėrmend kėtu fjalėn e kompozitorit tė madh, Bethovenit, i cili thotė: “Nuk kam njohur madhėshti mė tė lartė nė jetė, pėrveē bamirėsisė.” Pra cilėsinė e mirė duhet ta  bėjmė realitet tė sinqeritetit  tonė dhe jo tė shtiremi, se Zoti xh.sh. nuk i pranon. Edhe faljen nėse e bėjmė, tė papėrkushtuar dhe pa sinqeritet, Zoti nuk na i quan ibadet. (nuk na i pranon) Nė suren Elmaune, Zoti flet pėr mossinqeritetin  dhe mosbesnikėrinė.

“Elledhine hum jurauneve jemnaune-l maune” - “Ata vetėm shtiren se falen dhe nuk i japin gjėnė mė tė vogėl tjetrit”

Prandaj ne duhet tė jemi tė vėmendshėm dhe tė pėrmendim Zotin me sinqeritet dhe me frikė pėr gabimet  qė kemi. Ai e njeh qėllimin tonė para se ta shfaqim  dhe s’ka se si t’i pėrgjigjet  kėrkesės sonė, kur kemi nevojė  pėr tė. Ai dėgjon  ata njerėz  qė hedhin njė hap drejt Atij dhe Ai vjen drejt kėtyre njerėzve  duke vrapuar. Vetė i Madhi Zot xh.sh. i referohet njerėzve tė tillė:

“Fedhkerumi Edhkurkum” - “Po mė kujtuat, do t’ju kujtoj”

Pra njeriu kujton Zotin me ibadet, ziqėr tė vazhdueshėm. Goja pėrmend dhe zemra rreh me pulsin e saj Allah. Kjo zemėr si nė kėtė jetė dhe nė jetėn e amshueshme nuk ka tė sosun. Nė kėtė jetė rreh si rrjedhim i virdit ( detyrės) dhe i zikrit dhe nė jetėn tjetėr rreh pėr Ilham tė Zotit. ( pėr lezet)

Pra, kur ti ke dalė nga Uni, (egoja) dhe lufton veset tuaja pa mėshirė, duke i mposhtur ato, e sheh veten tėnde tė pastėr. Atėhere ti njeh dhe gjen veten nė shkallėn e purifikimit. Nuk ka dyshim se vetėm gjėra tė larta dhe tė shenjta prej Perėndie do tė shfaqen tek ty. Njeriu bėhet i aftė me purifikimin e tij tė njohi veten. Se ēfarė do tė mbjellėsh, do tė korrėsh. Pikėrisht, vijmė te fjala e Profetit Muhammed a.s.:

”Men aerefe nefsehu, fekad aerefe Reb-behu” - “Kush ka njohur veten, ka njohur Zotin e tij”

Feja islame konsiston nė trinomin e saj: Paqe, edukate, bindje.

Njė Islam i vėrtetė duhet me sjelljen, edukatėn e tij, tė bindė tjetrin dhe tė drejtojė nė rrugėn e tė mirėve. Eshtė thevabe (shpėrblim) i madh nga Zoti xh.sh. ta korrektosh  tjetrin pėr nė rrugėn e virtyteve. Kjo ka qenė puna dhe detyra e Profetėve qė tė edukojnė njerėzit nė rrugėn e drejtė dhe tė mirėsisė.

Profetėt janė pasqyrė dhe busull  orientimi pėr njerėzinė. Haz. Muhammedi a.s. ėshtė drita ku marrin ndriēim tė gjithė Profetėt. Atė e ka lartėsuar Zoti xh.sh. dhe e ka afruar pranė vehtes.

“Lailahe il-lallah, Muhammeden Resulullah”

Atij nė njė hadithi Kudsi i ėshtė thėnė nga i madhi Zot:

“Leu-Lake, Leu-Lake lema halaktu-l-eflake” - “Mos tė ishe Ti ja Muhammed, unė s’do ta krijoja botėn”

“Kjo botė ėshtė pasqyrė, ēdo gjė e Zotit qėndron me tė drejtė. Nga pasqyra e Muhammedit, atje shihet Zoti vetė.”

Ekzistenca e H. Muhammedit, iu shfaq H.Ademit nė xhennet.

Kjo pėrputhet nė thėnien e Haz. Muhammedit, se: “Kur isha unė Profet, Ademi ka qenė nė mes ujit dhe baltės.” Ne, tė tarikatit, udhėhiqemi nga fryma e Sofizmit, dmth nga besimi i zemrės. Kjo lidhet dhe s’ėshtė e shkėputur nga Sheriati dhe sė bashku formojnė fenė Islame. Kėto janė Sheriat, Tarikat, Hakikat e Marifet. Vetė Sheriati ėshtė rrėnja e pemės qė formon Islamin. Tarikati janė degėt e kėsaj peme. Hakikati janė gjethet e pemės (mushkėritė) e saj.  Marifeti janė kokrrat, fruti i pemės. Kėshtu pema komplet formon Islamin. Kuptohet qartė, se Islami i kompletuar ėshtė i plotė atėherė, kur tė gjitha janė bashkė dhe secila ka funksionin e saj si detyrė pėr tė mbajtur pemėn e shėndoshė dhe tė gjallė.

Pra feja Islame ėshtė baza e Muslimanizmės. Ajo duket qartė dhe vėrteton unitetin, njėsimin e Zotit. Kjo, jo vetėm pėr Muslimanėt, por dhe pėr fetė e tjera qė janė monoteiste, vėrtetojnė tė gjithė sė bashku fjalėn:

“La i lahe il-la llah” - “Zoti ėshtė Njė dhe tjetėr s’ka”

Mistikėt e Islamit, tė cilėt janė shpirti i saj, arrijnė shkallė tė larta drejt fshehtėsisė Hyjnore. Ata shkrihen nė dashurinė  e Zotit, duke mbetur besimtarėt e  bindur ndaj Tij.

Zoti thotė nė Kuran:

“Mua nuk mė zė as Qielli, as Toka, veēse zemra e besimtarit tė bindur.”

Kėta njerėz tė pėrkushtuar ndaj mirėnjohjes  sė Zotit xh.sh. lidhin ēdo gjė tė tyre me praninė e Tij. Kėta nuk njihen nga njerėzit sepse nuk tregohen qė kanė shtypur egoizmin, aq sa bėhen tė panjohur dhe tė pavlerė.  Forcėn e brendshme kėta e mbajnė si vullkani llavėn e tij, kur nuk shpėrthen.

Zoti nė Kuran thotė:

“Ata shpėrthejnė, kur drejtėsia mbulohet  me petkun e mashtrimit dhe tė korrupsionit.”

“Eulijai tahte kubai, lajearefunehum il-la gajri” - “Tė dashurit e Mi janė ndėn kubenė Time, ata nuk i njeh njeri, pėrveē Meje”

Si  mistikė tė mėdhenj tė fesė Islame  ka shumė, por po pėrmend disa emra prej asaj morije mistikėsh  qė ka nxjerrė  jeta  veē  Profetėve dhe Haz. Aliut K.V. Kėta janė Sheh Hasan Basri, Xhejnedi Bagdati, Sheh Muheddin Arabi, Imam Gazali, Shibliu, Surherverdi, Mansuri Halaxh, Atari, Bestamiu, Xhelaludin Rumi dhe tė tjerė qė duhen libra tė shkruhen. Njerėzit nga forma apo pamja janė tė njėjtė me pamje njerėzore, por me cilėsi tė ndryshme.

“Eddunja bahrun emijk, ektheru mine-n-nas jagriku fiha” - “Kjo botė ėshtė njė det i thellė, mė tė shumtit e njerėzve mbyten nė tė”

Sheh Muheddin Arabiu thotė njė tė bukur fjalė:

“Mė mėsoi Resuli tė lundroj mbi valė”

Pra, kėta njerėz nuk mbyten dhe s’humbasin kurrė, fshehtėsia e shenjtėrisė sė tyre, qoftė nė rizane (pėlqimin e Zotit).

Feja islame apo besimi i zemrės ėshtė ndėrtuar me forcėn e mėndjes. Ajo kėrkon diturinė kudo qė tė jetė, siē e thotė  Haz. Muhammedi a.s. “Kėrkoje diturinė dhe sikur tė jetė larg deri nė Kinė. Apo tė kėrkosh diturinė nga pragu i djepit deri nė buzė tė varrit.”

Mendja, e ushqyer me diturinė, tė ēon nė rrugėt drejt tė panjohurės. Ajo bashkohet me besimin e zemrės deri sa arrin nė shenjtėri. Vetėm atėherė njeriu mund ta shikojė nėpėrmjet syve tė zemrės, atė qė nuk mund ta arrijė mendja. Atje, ku pushon mendja, sė menduari, aty fillon zemra sė kėrkuari. Pra, mendja kompletohet nga zemra pėr tė gjetur madhninė e Zotit. Natyrisht kjo arrihet nėpėrmjet punės (shėrbimit) dhe bindjes, deri nė besimin e plotė, tė padyshuar.  

“La rejbe fiha”… - Nuk ka dyshim nė tė…

Mendja tė bėn fetar pėr tė adhuruar Zotin, por pėr tė gjetur madhninė e Tij, ėshtė besimi i zemrės. (Batini)

“El aklu dinun ve dinu aklun” - “Pra, feja ėshtė mendja dhe mendja ėshtė feja”

Nė kėtė ceremoni jemi mbledhur tė gjithė sė bashku si vėllezėr, pėr tė gėzuar njėri-tjetrin. Jemi me besime tė ndryshme fetare, por tė gjithė konvergojmė nė njė pikė tė vetme, tek njė Zot i pėrbashkėt, Zotin e gjithėsisė ( Rebil- Alemine).

Asnjėri nga ne  s’ka tė drejtė tė paragjykojė se, ėshtė kjo mėnyrė apo rrugė mė e mirė. Secili tė mbajė mėnyrėn e vet tė besimit, ashtu si  e ka zgjedhur. Zoti e di mirė dhe se drejt Tij shkojmė tė gjithė. E keqja do tė jetė tė ndėrrojmė rrugė dhe tė marrim rrugėn e sė keqes, rrugėn e shejtanit (Iblisit). Kjo do tė ishte pėr shoqėrinė njerėzore njė shkatėrrim.

Arrita nė pėrfundim tė fjalės sime dhe, sė pari pasi falenderova tė madhin Zot, ju drejtova edhe pjesėmarrėsve me falenderime nga ana ime. Kjo ishte ceremonia e parė fetare dhe pėr mua ishte hera e parė qė dilja nė publik, hapur, me veshje fetare. Mė jepte zemėr dhe mė hiqte emocionet, se nuk isha vetėm, por i veshur me petk fetar qėndronte afėr dhe Kryetari i Komunitetit Musliman, Hafiz Sabri Koēi dhe i ndjeri Baba Selim ( Bektashian).

Gėzoheshim sė bashku me njėri-tjetrin dhe me tė gjithė popullin pėr demokracinė e porsanisur. Nga njė fjalim prej dy orėsh, mora njė pjesė tė vogėl, pėr tė mos u zgjatur.

Njė kujtim tė fotografive tė asaj kohe po e paraqes pėr sa vijon.

Do tė falenderoj diskutantėt qė morėn pjesė me fjalėn e tyre tė ngrohtė, si: Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryegjyshatės Bektashiane, Ibrahim Hasnaj, pėrfqėsuesi i Kishės Ortodokse, Z. Spiro Findiku, si dhe fetarė tė tjerė, tė ardhur nė kėtė ceremoni. Me diskutimet e tyre nuk do tė zgjatem.

 

Pamje nga ceremoni te Teqeve Halvetiane te Shqiperise

Ceremonia e Teqes Horasanit, Sheh Muamer Pazari diskuton.

 

Sheh Muamer Pazari dhe zv. i Teqes sė Korēės, Shemsi  Shehu

Nė ceremoninė e Bilishtit

Hap Teqen e Cangonjit dhe flet me rastin e kėsaj ceremonie Sheh Muamer Pazari.

Sheh Muamer Pazari me zv. Shehun e Elbasanit, HasanTabakun

Ceremonia nė Teqen Halveti tė Gjirokastrės

Ceremoni nė njė Teqe tė Tepelenės

Ne ceremonine e Teqese se Kavajes, me ish Ambasadorin e SHBA-sė, z. Uilliam Rajerson
si dhe me ish zv. Ministrin e  Mbrojtjes dhe ish Presidentin e Republikės, z. Alfred Moisiu

Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu.
Shko lart