Konferenca Kombėtare
Aleviane
11 prill
1994, Tiranė
Gjatė kėsaj kohe po pėrgatitesha
pėr njė Kongres Alevian. Si fillim e quajta Konferencė Kombėtare Aleviane.
Qėllimi ishte i mirė, i pastėr, pėr tu bashkuar me qendėr tė vetme Aleviane.
Dashakeqėsia e nxorri kokėn dhe egoizmi zuri vend. Imam Gazaliu thotė:
Hubul rijasetun, daun la devaun - Dėshira pėr tu bėrė kryetar ėshtė
sėmundje e pashėrueshme
Sidoqoftė ne e bėmė kėtė mbledhje
tė madhe, tė cilėn e kthyem nga Kongresi nė Konferencė, por pėrmasat ishin
tė mėdha. Morėn pjesė rreth 500 delegatė dhe tė ftuar, personalitete dhe
diplomatė, tė akredituar nė vendin tone. Po ju njoh me zhvillimin e punimeve
tė kėsaj Konference tė madhe tė Ehli Bejtit.

Hirėsia e
Tij, Sheh Muamer Pazari me Kryegjyshin Botėror Bektashian, Shehlerė
nga rrethet,
tė ftuar
nė kėtė konferencė
tė madhe Aleviane

Pamje nga salla, nė momentin e fillimit tė Konferencės.
Delegatė, tė ardhur nga e gjithė Shqipėria
KONFERENCA
KOMBETARE ALEVIANE
11 Prill
1994- Tiranė
BISMIL -LAHI-RRAHMANI-R-RAHIM
ALLAHU EKBER ALLAHU EKBER
LAILAHE IL-LALLAH I ALLAHU
EKBER ALLAHU EKBER VELIL-LAHI
E-HAMD
Mė 11 prill 1994, nė sallėn e
Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, u mbajt Konferenca Kombėtare Aleviane, e
thirrur me nismėn e Hirėsisė sė Tij, Sheh Muamer Pazari.
Nė konferencė morėn pjesė
shehlerė e dervishė tė tarikateve tė ndryshme aleviane, qė ekzistojnė nė
Shqipėri, besimtarė, si dhe pėrfaqėsues tė feve tė ndryshme. Ishin tė
pranishėm dhe Baba Reshat Bardhi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve,
Papa Kristo Sharko, pėrfaqėsues i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė,
zv. ministri i Rinisė, Kulturės e Sporteve Z. Tanush Frashėri, sekretar i
shtetit pėr fenė Z. Bardhyl Fico, pėrfaqėsues tė partive politike,
ambasadorė tė shteteve tė huaja, tė akredituara nė Tiranė si dhe tė ftuar tė
tjerė.
Konferencėn e hapi dervish Shemsi
Shehu, i tarikatit Halveti, i rrethit tė Korēės, i cili tha:
Me vullnetin e tė madhit Zot,
sot, pas shumė vitesh, jemi mbledhur kėtu, tė lirė, pėr tė zhvilluar
Konferencėn Kombėtare Aleviane tė Ehli -Bejtit. Tė gėzohet zemra kur shikon
nė kėtė sallė kaq shumė klerikė e besimtarė, si dhe tė ftuar tė tjerė,
dashamirės dhe ndihmėtarė nė rrugėn e Zotit.
Konferenca jonė ka pėr qėllim tė
realizojė njė bashkim vullnetar, shpirtėror, por edhe organizativ tė
tarikateve islamike aleviane. Siē dihet edhe historikisht, edhe nga tre
Kongreset e mėparshme, tarikatet tona kanė pasur gjithmonė njė bashkėsi dhe
kryesi aleviane. Sot, ne, do tė flasim per punėn e bėrė gjatė kėtyre viteve,
nė demokraci, pėr rindėrtimin e kėsaj tradite dhe pėr riorganizimin e punės
nė tė ardhmen. Qėllimi i bashkimit tė tarikateve tona ėshtė njė qėllim
fisnik, njė qėllim dobiprurės. Puna e Kryesisė sonė ėshtė krejt vullnetare,
njė punė shpirtėrore dhe e mundimshme, por me shumė vlera.
Duhet tė theksojmė dhe tė jetė e
qartė pėr tė gjithė, se bashkimi i tarikateve nė njė Kryesi tė Tarikateve
Aleviane nuk prek aspak lirinė, tė drejtat dhe veēantitė e ēdonjėrit prej
tyre. Tė gjitha tarikatet janė tė barabarta, kanė tė njėjtin mision, kanė tė
njėjtin qėllim, edukimin e pastėrtisė shpirtėrore, tė dashurisė nė mes
njerėzve, tė dashurisė pėr Atdheun, pėr besimin islamik, pėr gjithshka tė
vyer nė rrugėn e Zotit.
E theksojmė se Kryesia e
Tarikateve Aleviane vepron si pjesė pėrbėrėse e Bashkėsisė Islamike tė
Shqipėrisė, nė bashkėpunim me tarikatet e tjera fetare dhe me tė gjithė ata
qė e duan dhe e pranojnė njė bashkėpunim tė tillė.
Tė dashur besimtarė dhe tė ftuar!
Mua mu bė nderi tė hap punimet e
kėsaj konference. Ju ftoj qė tė mbajmė njė minutė heshtje nė pėrkujtim tė
klerikėve tė lartė Alevianė, tė vrarė nga diktatura komuniste ose qė kanė
vdekur gjatė kėtyre viteve.
Gjithashtu kam nderin ti jap
fjalėn Hirėsisė sė Tij, Sheh Muamer Pazarit, Kryetar i Kryesisė sė
Tarikateve Aleviane tė Shqipėrisė, i cili do tė mbajė raportin me temė:
Veprimtaria e Kryesisė sė Tarikateve Aleviane tė Shqipėrisė dhe organizimi
i tyre nė tė ardhmen, Ehli- Bejti, themeli Alevian.
Fjala e Hirėsisė sė Tij, Sheh
Muamer Pazarit
Tė nderuar delegatė tė Kėshillave
Aleviane tė rretheve!
Tė nderuar klerikė e tė ftuar tė
tjerė nga organet shtetėrore, parti e organizata tė ndryshme, tė nderuar miq,
qė merrni pjesė nė kėtė Konferencė Kombėtare Aleviane!
Pjesėmarrja juaj nė kėtė
konferencė dėshmon pėr nderimin dhe respektin qė keni pėr Tarikatet Aleviane
Islamike tė Shqipėrisė, pėr shehelerėt e dervishėt dhe pėr tė gjitha vendet
e gėzuara shqiptare, teqe e tyrbe.
Nderimin, qė po na bėni, Zoti
xh.sh. ua ktheftė nė tė mira! Me ndihmėn e Allahut xh.sh. falė demokracisė,
ne sot jemi mbledhur kėtu tė lirė dhe me besim tek i madhi Zot. Diktatura
pėr shumė vite i shkatėrroi shumė gjėra kombit tonė, por njė gjė nuk e
shkatėrroi dot, besimin tek Allahu xh.sh. Ai u ruajt nė zemrat e pastra tė
besimtarėve, megjithėse figura tė nderuara tė fesė u pushkatuan, u dėnuan e
u masakruan.
Pas 50 vjetėve tė errėsirės, sot
tė kėnaqet shpirti kur vėren, se ky besim tek Allahu xh.sh., te vendet e
shenjta tė rrugės sė Ehli-Bejtit, ka rrėnjė shekullore dhe ėshtė pjesė e
pandarė e kombit tonė.
Kjo konferencė ėshtė vazhdim i
veprimtarisė shumėvjeēare tė tarikateve Aleviane. Sipas dokumentave nga
Hasitaneja e Tiranės janė organizuar mė parė disa Kongrese. I pari nė vitin
1921, i dyti nė vitin 1929 dhe i treti nė vitin 1937. Sot mblidhet
Konferenca Kombėtare Aleviane me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tarikateve
Halveti, Rufai, Kadri, Saadi, Gjylsheni, si dhe tė Hajative e Xhelvetive.
Tė gjithė jemi tė kėnaqur e tė
lumtur qė erdhi dita tė mblidhemi e tė bisedojmė vėllazėrisht pėr ecjen tonė
pėrpara. Kjo tregon vullnetin e mirė, punėn e mire tė shehelerėve e tė
dervishėve, prijės tė tarikateve pėr njė Kuvend Kombėtar.
Pėr ardhjen nė kėtė ditė ėshtė
dashur shumė punė. Sė pari e filluam me ceremoninė fetare tė Hasitanes sė
Tiranės. Vazhduam me hapjen e tyrbeve dhe teqeve ne rrethet e Korēės, tė
Bilishtit, tė Elbasanit, tė Kavajės, tė Tepelenės, tė Leskovikut, tė
Peshkopisė, tė Pukės, tė Tropojės, tė Kukėsit, tė Gjirokastrės, tė
Kurveleshit. Veprimtaria jonė vazhdon mė tej me rihapjen e Teqes Kadri tė
Horasanėve e tė Teqes sė dervish Hatixhesė.
Pavarėsisht nga ēkemi bėrė,
mbetet ende pėr tė bėrė. Ėshtė vendi pėr tu pėrmendur, se gjatė kėtyre tre
vjetėve nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė janė zhvilluar veprimtari e
ceremoni fetare. Po ashtu funksionojnė kėshillat Aleviane, me pjesėmarrjen e
tarikateve, qė pėrmendėm mė lart. Kėto kėshilla mes tarikatesh kanė
funksionuar mirė, tė pėrqėndruar nė rritjen e besimit tek Allahu xh.sh. dhe
tek rruga e Ehli-Bejtit. Ato kanė synuar nė ngritjen dhe meremetimin e
tyrbeve e teqeve, aty ku kanė qenė. Me forcat tona, me ndihmėn e
besimtarėve, edhe pse po kalojmė varfėrinė e diktaturės, kemi mundur tė
ngremė nė shkallė vendi 57 tyrbe e teqe, tė cilat funksionojnė rregullisht,
470 qė numėrohen nė mbarė vendin. Problem mbetet sidomos ringritja e teqes
qendrore Hasitane tė Tiranės, pėr tė cilėn po hasim mjaft pengesa.
Pėrfitoj nga rasti tė falenderoj
Radio Televizionin Shqiptar dhe ATSH-nė pėr mirėkuptimin qė kemi gjetur,
duke pasqyruar nga fillimi i veprimtarisė sonė me kopetencė profesionale
veprimtaritė fetare, takimet e bisedat pėr vendet e gėzuara shqiptare.
E quaj tė nevojshme tė theksoj,
se krijimi i kėshillave aleviane tė rretheve dhe organizimi i drejtimit tė
tyre ėshtė bėrė me dėshirėn dhe vullnetin e mirė tė ēdo tarikati alevian,
me proēesverbale tė rregullta, me qėllim pėrmirėsimi dhe lartėsimi tė
moralit islam, tė besnikėve tė ēdo tarikati duke pasur parasysh
mosndėrhyrjen nė predikimet e ritet fetare tė Pirit pėrkatės, apo nė erqanin
e caktuar.
Pas gjithė atij shkatėrrimi
barbar nga diktatura, sot mė tepėr se kurrė lipset nevoja e njė bashkimi,
si tarikate vėllezėr, gjė qė ėshtė trashėgimi nga tė parėt tanė, pėr tu
organizuar e ecur pėrpara ēdo tarikat nė veēanti e tė gjithė sė bashku nė
tėrėsi, pėr tė ngritur tyrbet e teqet, pėr tė pėrgatitur dervishė e
shehlerė tė devotshėm, nė interes tė pastrimit shpirtėror gjithmonė nė
zbatim tė Ehli-Bejtit.
Tė nisur nga vullneti i mirė i
prijėsve tė tarikateve, tė bashkuar vėllazėrisht, theksoj se qėllimi i
kėtij bashkimi, qė kemi bėrė, nuk ėshtė devijim nga bashkėsia jonė e
mirėfilltė islame, ku jetojmė, as nuk kemi pėr qėllim ti shkėputim
tarikatet, tyrbet e teqetė nga vakufet e veta brenda e jashtė Atdheut, por
ėshtė pėr hir tė bashkimit kombėtar e tė rritjes sė ndjenjave fetare e
kombėtare. Ky bashkim ėshtė trashėgimi e sė kaluarės e vazhdimėsi e saj,
siē e pasqyrojnė statutet, rregulloret dhe dokumentat e tjera, qė kanė
mundur tė shpėtojnė nga diktatura ateiste. Kėtė e vėrtetojnė vulat, si
Lidhja e shehlerėve, Kryesia e Tarikateve Aleviane.
Tariku Halveti ėshtė pėrhapur nė
Ballkan nė vitin 1585 nga Piri Hysejn Rumi Serezi, nėpėrmjet katėr djemve tė
tij, tė pajisur kėta me dituri Sheriati dhe Tarikati, aq sa morėn
titullin e inspirimit hyjnor Azizė. Kėta u vendosėn njė nė Prizren, njė nė
Ohėr, njė nė Delvinė dhe njė nė Tiranė, prej tė cilėve buron vazhdimėsia
dhe rrjedha e breznisė sonė tė Hasitanes sė madhe tė Tiranės. Kjo Hasitane e
madhe, pėr tė cilėn bėjmė fjalė, u zgjodh kryesi Aleviane dhe rrezatoi fenė
islame dhe nurin (dritėn) e Ehli-Bejtit nė mbarė Shqipėrinė. Kėtė e tregon
fakti se u krijuan mėse 200 teqe, vatra tė Ehli-Bejtit dhe secila prej tyre
dha prova devotshmėrie nė aspektin moral e patriotik.
Hasitania e madhe Halveti nė
Tiranė, si kryesi, pėrfshiu nė gjirin e vet, nė vitin 1921 nė Kongresin e
saj tė Parė tarikatet Gjylsheni, Hajati, Melami, Xhelveti, me Pirin
Muhammed Hydai. Pastaj nė tė, sipas dokumenteve qė ruhen nė kėtė Hasitane,
morėn pjesė dhe tarikė tė tjerė si Saadi, Kadri.
Mos vallė kjo kryesi Halvetiane
me 203 teqe kishte nevojė pėr tarikatet e tjera, tė vogla, qė ti fuste nė
juridiksionin e vet? Kėtė ajo e bėnte vetėm pėr bashkim, vėllazėrim dhe
barazi nė mes tyre, si vėllezėr shpirtėror, si bij tė Ehli-Bejtit, tė
familjes sė Hazreti Muhammed a.s. Secili tarik, edhe pse bėn pjesė nė
kryesinė Aleviane, ka tė drejtė tė veprojė lirisht sipas rregullave dhe
mėnyrės sė vet tė riteve fetare. Nuk ka tė drejtė askush tė bėjė ndėrhyrje
nė tė. Ēdo Sheh, i dekretuar, ka tė drejtė tė bėjė myhibė dhe dervishė
sipas kopetencave qė ka marrė prej Myrshidit tė tij. Po veproi ndryshe,
kemi tė bėjmė me prishjen e moralit tė fesė. Do tė jetė pėrgjegjės para
Zotit xh.sh. dhe Pirit tė tij. Ruajna o Zot prej kėtyre njerėzve qė bėjnė
pazarllėqe nė rrugėn e Zotit!
Nė Kuranin e shenjtė thuhet:
In-nel-ledhine jubaiuneke in nema jubaiune-llahu
Ata qė tė betohen Ty, nė tė vėrtetė i janė betuar Allahut. Dijetarėt
nuk gabojnė dhe janė tė kujdesshėm. Ata kanė frikė Zotin mė tepėr se kushdo.
Ėshtė traditė prej tė parėve, qė
ēdo klerik pajiset me dekret nga Myrshidi i tij dhe tė firmosur nga tre
shehlerė e dy dervishė. Ky rregull ėshtė ndjekur nga tė parėt tanė, pėr tė
evituar mashtruesit dhe njerėzit e pandėrgjegjshėm.
Ėshtė me interes tė pėrmend me
pak fjalė rrjedhėn e tarikateve. Sė pari, duhet tė dimė se tarik do tė
thotė rrugė dhe tarikat do tė thotė metodė. Janė rrugėt dhe metodat
pas Sheriatit qė tė ēojnė nė Hakikat, drejt zbulimit tė sė vėrtetės, drejt
asaj tė vėrtete, pėr tė cilėn, tė gjithė filozofėt janė munduar dhe kanė
arritur tė thonė Dimė atė , qė sdimė asgjė.
Kur e pyetėn Hazret Isain (Krishtin)
se cilin konsideron mė tė rendėsishėm mendjen, apo besimin, ai u pėrgjigj:
Tė dyja plotėsojnė njėra-tjetrėn, por po tė veēoja njėrėn do tė preferoja
besimin. Nėpėrmjet besimit e lėviz atė shkėmb nė det dhe jo me anėn e
mendjes. Tė jesh fetar ėshtė e zakonshme, por tė jesh besimtar nė kuptimin
e Kuranit ėshtė e zorshme. Zoti xh.sh. bėn thirrje nė Kuran:
Ja
ejjuhel-ledhine amenu - O ju besimtarė
Ai u drejtohet atyre besimtarėve
tė pastėr mistikė, qė nuk pėrdorin unin dhe kanė hyrė nė dervishllėk.
Kėta asgjė nuk kanė tė veten, ēdo gjė i takon Allahut dhe digjen nė ashkun
e tij. Digjen si ajo flutura qė me vullnetin e vet rrotullohet rreth
llambės dhe digjet nė flakėn e saj. Ky ėshtė dervishllėku. Pėr tė arritur
kėtu duhet tė pastrosh zemrėn, tė luftosh veten tėnde, pėr tė hequr tė
kėqijat dhe tė bėhesh njeri i mirė. Hazreti Muhammed a.s., pas fitores sė
njė lufte u drejtohet luftėtarėve: Rexhaanamin Xhihadil asgar ilel
xhihadil Ekber, Mahadha ja Resulallah. El-ledhi xhihadi-n-nefsi.
U kthyem nga njė luftė e vogėl te njė luftė e madhe.
Ēėshtė kjo, ja Muhammed?- Kjo
ėshtė lufta e vetvetes. Pra, sa tė rendėsishme e konsideronte Haz. Muhammed
a.s. luftėn e vetvetes.
Vėshtirėsia e saj konsiston tė
ndash ose ti shkėputėsh trupit tėnd sifatet e kėqija, tė mposhtėsh apo tė
largosh inatin, intrigėn, ambicien, egoizmin, zilinė.
Haz. Muhammed a.s. porosit:
Urtėsia ėshtė virtyt i humbur i besimtarit, le tė marrė ku ta gjejė. Pra,
besimtari nuk duhet tė jetė kurrė inatēi, egoist, prepotent.
Edhe Haz. Aliu K.V. thotė:
Sikur jam lart nė qiell, i
mbahem fodullit (prepotentit), atij tė urtit i pėrulem, i bėhem baltė
tabanit.
Edhe fjala Es-Selamu alejkum-
paqja qoftė mbi ju, ėshtė sa fetare aq edhe njerėzore. Tė dyja lidhen
ngushtė me njėra-tjetrėn.
Po tė duash tė afrohesh te Zoti,
duhet tė duash njeriun. Me dėshirė dhe dashuri Zoti xh.sh. krijoi
gjithėsinė, krijoi ēdo krijesė dhe njeriun e vuri nė sofrėn e kėsaj
gjithėsie. E bėri atė Halifetullah, zėvendėsin ose pėrfaqėsuesin e tij nė
tokė.
Tė dashur delegatė dhe tė ftuar!
Mė lejoni tė flas shkurt pėr
tarikatet. Dihet historikisht se tariku Halveti vjen nga Piri i Parė (Evel)
Sheh Hasan Basri, tė cilin e ka veshur vetė Imam Aliu K.V. Pėr dijeni ky
ėshtė dhe Piri i Piraneve. Ndėrroi jetė nė vitin 110 te Hixhretit, dmth nė
shek. VII-tė. Tyrben e ka nė Basėr. Ky tarik, i pėrfaqėsuar direkt prej tij,
mban emrin Halveti nė bazė tė funksionit dhe jo tė emrit tė Pirit. Tariku
Halveti, ėshtė shumė i gjerė. Ai ka zyrtarisht 48 degė (kolle), tė
pėrfaqėsuar nga Piranė dhe udhėheqės tė shquar shpirtėror. Ky tarik, veē
ibadeteve (faljeve) tė tjera ka tė veēantėn e tij, Halvetin. Kėtu e merr
emrin ky tarik. Halvet bėn Hazreti Musai nė malin Turisina, Hazret Isai nė
pyll tė shkretėtirės, Hazreti Muhammed nė shpellėn e malit Hira.
Shumė me vonė, pas 450 vjetėsh,
fill pas Xhenedi Bagdadiut erdhi tariku Kadri. Ky tarik u pėrfaqėsua nga
Piri Abdul Kadri Xhelani (Kaddesesirel Aziz) nga mori dhe emrin Kadri.
Ndėrroi jetė nė vitin 578, nė shekullin XI. Pastaj vijnė me rradhė tariku
Rufai, Shazeli, Disuki, Bedevi, Saadi, Bektashi, Gjylsheni etj. Njė pjesė e
kėtyre tarikėve nuk ekzistojnė nė vendin tonė.
Razija e Zotit qoftė mbi ta dhe
mėshira e tyre qoftė mbi ne!
Tė gjitha tarikatet kanė njė Pir
tė pėrgjithshėm, Sheh Hasan Basriun, pavarėsisht se ėshtė Piri i Parė i
tarikut Halveti. Kjo ndodhi sepse tarikatet morėn emrin e Piranėve. Pėr
kėtė u bė ky dallim, por, ēdo gjė ėshtė e pėrbashkėt me ca ndryshime tė
vogla sa pėr tė mbajtur emrin e Pirit pėrkatės.
Tė gjitha tarikatet janė vėllezėr
shpirtėrorė dhe quhen Alevi. Ai qė nėnvleftėson tarikun tjetėr, ka mohuar
tarikun dhe Pirin e tij. Zoti na ruajtė prej tyre, pasi Ehlitariku nuk duhet
tė njohė mburrjen, egoizmin dhe lakminė, ndryshe ėshtė larg besimit nė
Ehli-Bejt. Tė ndjekim madhninė dhe urtėsinė e Ehli-Bejtit me bindje dhe ta
lavdėrojmė atė me dashurinė e zemrės. Atė familje e ka lavdėruar dhe
naltėsuar vetė Zoti nė Kuran:
Kul la es- elekum alejhi
Exhren ilel-muveddete fil kurba.
Nuk kam pėr tju pyetur ju pėr asgjė, vetėm pėr dashurinė e Ehli-Bejtit.
Po cili ėshtė Ehli-Bejti, qė i
madhi Zot kėtė kujdes ia shtron njerėzisė si mesazh?
Ajo ėshtė familja e Hazreti
Muhammedit, qė pėrbėhet prej Hazreti Muhammedit a.s., Imam Aliut K.V.,
Hazreti Fatimety-Zyhra, raz. Llahu anha, Imam Hasanit dhe Imam Hysejnit raz.
Llahu taala anhuma. Tė permendėsh Ehli-Bejtin me zemėr ėshtė njė ibadet qė
i bėn Zotit.
Hazreti Muhammed a.s. mbasi
plotėsoi Sheriatin dhe Kuranin e Madhnueshėm, la tė hapur pėr vazhdim
Hakikatin, besimin e zemrės (batin), sepse Zoti ėshtė zahir dhe batin:
Huwe-zahir we huw-i-Batin we huwe kul-li shein alim.
Ne tarikatet Alevi, si bazė tė
fesė islame kemi Sheriatin me namazet dhe Suneti Resul. Autoriteti ynė
suprem ėshtė Kurani. Nėpėrmjet kėsaj baze ngrihemi nė pastrimin e zemrės (mistiēizėm),
duke kaluar nga Sheriati nė Tarikat, dmth nė batin. Kjo ėshtė njė punė e
vėshtirė sepse kryejmė njė detyrė zahiri dhe pastaj vazhdojmė mė tej nė
batin dmth me detyrat e tjera, nė pėrkushtim tė tė madhit Zot. Zoti xh.sh. i
drejtohet Hazret Muhammedit a.s., tė cilit, pasi kishte falur namazin e
jacisė, bashkė me tė tjerėt i thotė:
Ja mud-dethir, ja
Muz-zemil Kumi lejle il-la-Kalifa.
O, ti qė rri mbėshtjellė nė petkun tėnd dhe po dremit, ngrehu natėn dhe
falu vetėm pak.
Hazreti Muhammedit a.s. duhet ti
prishet gjumi, sepse Allahu dėshiron qė ai tė falet edhe pak pėr tė. Kjo
mbeti nė Kuran nafile (vullnetare,) por e domosdoshme pėr batinin, pėr
tarikatin. Ai duhet tė falte tehexhudin, tė bėnte ziqer e halvet, nė
pėrkushtim tė tė madhit Zot.
Nė Tarik, njė besimtar (myhib)
kalon njė rrugė prove, i kontrolluar dhe nėn kujdesin e njė myrshidi (
mėsues shpirtėror, i cili ėshtė dhėnės i detyrave shpirtėrore dhe
kontrollues i devotshmėrisė sė tij nė kėtė rrugė. Pastaj kalohet nė Hakikat,
pėr tu njohur me tė vėrtetėn, tė padyshuar, duke hyrė nė dervishllėk (mistiēizėm).
Nė vazhdim tė kėsaj rruge vjen nė marifet dmth vazhdon dervishllėku. Kjo
ėshtė shkolla mė e lartė, ku hyn deri nė shenjtėri, atėherė njeriu ka njohur
veten.
Men arafa nefsehu arafa Reb-behu.
Kush ka njohur veten, ka njohur Zotin.
Pėr analogji dhe Rėne Dekart, kur
pohon ekzistencėn e Zotit, thotė:
Conais toi
toi meme Njih vetveten.
Sa rrugė e vėshtirė tė largohesh
nga mėkatet e kėsaj bote, nga lakmitė, qė se lėnė tė pastrosh zemrėn. Pėr
kėtė i madhi Zot nė ajetin Tathir thotė:
In-nema juridellahu lijedhhebu
ankumu-rixhs Ehli-Bejt Veju taharre Tathiren.
Allahu ka pėr qėllim qė nga Ju
o Ehli-Bejt tė largojė ndyrėsitė e mėkateve dhe tju pastrojė plotėsisht.
Dimė se, njeriu ka mėkate, vetėm
Allahu ėshtė pa tė meta. Por qėllimi qė ka Zoti xh.sh. pėr Ehli-Bejtin ėshtė
tia pastrojė krejtėsisht mėkatet. Kjo shtėpi do tė mbetet deri nė fund tė
njerėzimit personifikimi i pastėrtisė, i drejtėsisė dhe i urtėsisė.
Feja islame quhet e plotėsuar kur
nga Sheriati, themeli i kėsaj feje, ngrihet ndėrtesa pėr tė cilėn ka nevojė,
ndėrtesa e zemrės (ndėrtesa e Ehli-Bejtit).
Hazreti Muhammed a.s. siē thamė
mė lart e pėrsosi Sheriatin dhe Suneti Nebi. Plotėsoi Kuranin qė ėshtė
revelatė hyjnore e Hakikatin e la tė hapur. Kėtė ia la porosi pėr vazhdim
Ehli-Bejtit.
E filloi vetė me pemėn, e quajtur
Bejadi Ridvan, kur lidhi besėn me 1400 vetė nė formė Betimi. U betuan tė
pastrojnė zemrėn, duke shrrėnjosur nga vetja ēdo gjė tė keqe dhe lakmi. U
zotuan tė jenė njerėz tė mirė, tė drejtė dhe me bindje tė plotė ndaj Allahut.
Kjo ishte njė lindje e dytė per ta nė prani tė Hazreti Muhammedit a.s. Prej
asaj kohe lindėn myhibėt e parė (tė dashurit e Ehli-Bejtit). Kjo metodė
mistike mbeti urdhėr batin (i brendshėm) dhe kaloi nė dorėn e Imam Aliut.
Nga dora nė dorė ky urdhėr hyjnor vazhdon.
Men Lem jelid merretejni Lem julad melekutusemavati vet Erdhi.
Kush nuk ka lindur dy herė, nuk ka lindur asnjėherė, nė qiell dhe nė tokė.
Hazreti Muhammed a.s. ishte
personifikimi i mirėsisė dhe i dashurisė pėr tė gjithė njerėzimin. Qėllimi i
tij ishte tė luftonte mushrikėt dhe tė rrėnjoste te njerėzit monoteizmin.
La ilahe il-la-llah - Ka vetėm njė Zot.
Ai ėshtė Rabbil-Alemin, Zot i
Gjithėsisė. Pėr tė gjitha fetė ka vetėm njė Zot dhe ne jemi vėllezėr dhe
adhuruesit e atij Zoti. Atė e falenderojmė bashkėrisht dhe tek ai do tė
shkojmė pa pėrjashtim.
In-na Lil-lahi ve in na ilejhi raxhiun.
Qėllimi i dytė i Hazreti
Muhammedit a.s. ishte ēlirimi i femrės nga skllavėria, nga trajtimi qė i
bėhej nga mushrikėt, ata qė kishin shumė zota dhe sbesonin asnjė, sepse
vetė ata u bindėn dhe i shembėn kėta zota, kėto puta. E ngriti femrėn nė atė
shkallė, sa urdhėroi Ndėr kėmbėt e nėnave ėshtė Xheneti.
Detyra finale e Hazreti
Muhammedit a.s. para vdekjes ishte tė linte dy amanete. E para, si Profet
ti linte njerėzisė Kuranin, ashtu siē u la pėr Profetėt e tjerė Teurati,
Zeburi dhe Ungjilli. Kėto ishin busulla drejtimi pėr njerėzimin dhe
revelata hyjnore nga i madhi Zot. Amaneti i dytė i Hazreti Muhammedit
ishte Ehli-Bejti.
Kale Nebi, sal-lallahu alejhi ve sel-lam.
In-ni tarik thekalejni: ketabu-llah ve esreti.
Unė ju lashė juve dy pesha tė rėnda: Kuranin dhe Ehli Bejtin.
Sa shumė e ka vlerėsuar dhe e ka
dashur Hazreti Muhammedi a.s. Ehli-Bejtin. E ka barazuar dhe se ka ndarė me
Kuranin. Sa e donte Hazreti Muhammedi a.s. Hazreti Aliun K.V. Ai i dha
titullin e nderimit dhe e vlerėsoi duke i thėnė: Zoti ia ndriēoftė
fytyrėn dhe e nderoftė me fjalėn Keremellahu Vexhhe. Ai e priti foshnjėn
dhe e pastroi. Ai i vuri emrin Ali dhe ai i shėrbeu. Po dhe Imam Aliu i
shėrbeu me vetmohim deri nė vdekje.
En-na ve Aliijen min nuri vahidin
Unė dhe Aliu jemi
prej njė nuri. Qysh nė Ezel (nė zanafillėn e kėsaj bote) Aliu ėshtė mė i
afėrti im
Prandaj atij i dha zahirin. Atij
i dha batinin, atij ia plotėsoi Sheriatin sikundėr dhe gjithė as-habave (shokėve
te tij), por atij ia dha pėr tė vazhduar Hakikatin, Marifetin. Prandaj
burimi i Tarikateve ėshtė imam Aliu K.V. Pėr kėtė ne quhemi Alevi.
Pėr besimin e madh tė Imam Aliut
Hazreti Muhammedi a.s. ka thėnė: Sikur nė njė anė tė peshores tė vendoset
Toka dhe Qielli dhe nė anėn tjetėr besimi i Aliut, kjo e fundit sigurisht
do tė anonte mė tepėr. Hazreti Aliu veshi Sheh Hasan Basriun, Pirin e
Parė (Evel) tė tarikut Halveti. Pėr dijeni ai ėshtė dhe Pir i Piranėve-
Qemerbest Ali. Kėshtu rrodhėn tarikatet Pir pas Piri, sipas urdhėrit tė tė
lartit Ali K.V.
Tarikatet bazohen nė Kuran dhe
zbatojnė Sheriatin dhe suneti Resul, vazhdojnė mė tej me detyra dhe me
shėrbime tė tjera fetare (batin). Kėta ndjekin rrugėn e Piranėve dhe 12
imameve. Razija e tyre dhe pėr tė gjithė tarikatet qėndron, se pėr
Sheriatin vendi i ibadetit ėshtė xhamia me minaret, ndėrsa pėr tarikatet,
si ndjekės tė Ehli-Bejtit, vendi i ibadetit ėshtė mesxhidi, qė e quajmė
mesxhidiEhli-Bejt, ku zbatohet ibadeti- namaz dhe ziqri.
Ne tarikatet, si ndjekės tė kėsaj
rruge tė fesė islame, duhet tė respektojmė njėri-tjetrin, ta duam me
sinqeritet dhe tė kemi unitet. Secili tarikat ka pavarėsinė e tij nė
kryerjen e riteve fetare, nė erqanin e Pirit tė tij. Synimi ynė ėshtė
organizimi nė njė qendėr tė Ehli-Bejtit, i cili ėshtė busulla jonė
drejtuese e udhėheqėse. Ne jemi tė bashkuar, sepse kemi njė rrugė tė njėjtė,
rreth Ehli-Bejtit. Nga tė parėt tanė kemi trashėguar traditėn e bukur tė
respektimit tė njėri-tjetrit, ashtu si dhe pėr fetė e tjera. Kėtė traditė tė
bashkėpunimit ta ruajmė dhe tua pėrcjellim edhe brezave tė ardhshėm.
Me kėtė rast mė lejoni qė edhe nė
emrin tuaj, tė falenderoj pėrzemėrsisht si pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse
dhe ata te Kishės Katolike qė na kanė respektuar dhe nderuar nė ceremoni
fetare, na kanė vizituar dhe na kanė dėrguar sistematikisht gazeta e
revista. Po ashtu dua tė falenderoj edhe miq tė huaj islamikė, arabė dhe
iranianė qė ndodhen nė vendin tone.
Fetė janė si lulet e bukura qė
zbukurojnė tokėn e selinė hyjnore dhe tė gjitha sė bashku shkrihen nė
bukurinė e tė madhit Zot. Ndaj ne indinjohemi dhe dėnojmė me forcė vrasjen
e muslimanėve nė Bosnjė.
Rruga e nisur pėr bashkimin
vėllazėror alevian tė vazhdohet dhe nė tė ardhmen, duke lėnė derėn tė hapur
pėr tė gjitha tarikatet e tjera, gjithmonė duke respektuar veēoritė e
ēdonjėrit, pa ndėrhyrje e detyrim.
Ėshtė detyra jonė parimore qė tė
punojmė vazhdimisht nė drejtim tė edukimit dhe ruajtjes sė pastėr tė
traditave tona tė lashta e tė mrekullueshme nga degjenerimi. Ne duhet tė
mbajmė gjithmonė parasysh, se disa nga kėrkesat kryesore qė tė jesh besimtar
i mirė janė: tė duam Allahun, tė duam njeriun, tė duam njėri-tjetrin, tė
duam punėn e Atdheun.
Uroj qė kjo konferencė, e cila po
mbahet pas njė periudhe tė gjatė kohe, ti pėrfundojė me sukses punimet e
saj dhe kėshtu, tė bashkuar tė shkojmė dhe nė Kongresin e ardhshėm me
dėshirėn e Zotit, sepse ai ėshtė pėrkrahės i qėllimeve tė mira dhe tė drejta.
Zoti ėshtė me tė drejtėn. Ju faleminderit!
|