Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Halvetian të Shqipërisë |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sheh Muamer Pazari |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë |
Rindërtimi i Asetanes
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Habibi Axhemiu ёshtё pasuesi e H.Basriut. Lindi nё Bagdat, mё 31 H/ 650. Pas tij erdhi Dauti Taiu nё Bagdat, nё vitin 90 H/709. Mё pas vjen Maarufi Kerhiu nё Bagdat, mё 120 H/739. Vazhdon rrjedhja me Sheh Seiri Sakatiu nё Bagdat,mё 176 H/793. Vendin e kёtij tё fundit e zuri Ebukasem Xhunejdi Bagdadiu, mё 210 H/828, njё nga burrat me dituri tё madhe. Prej tij kanё dalё burra tё shquar, Piranё, tё cilёt kanё rrjedhur nga porta e pёrgjithshme. Mё vonё erdhi Ebu- Ali- Mimshadi Dineveri (Dinuri), mё 230 H/850. (sqarime gjёnden nё faqen e librit 5- 7, tё “Tumorit, Tarikati Alie- Halvetie”) Pas tij zuri vendin Ebu Abdullah- Muhammed Dineveri (Dinuri), i biri i Halikut, mё 307 H/ 926. (sqarime gjёnden nё fq. 5-180 tё librit “Tumorit, Tarikati Alie- Halvetie”) Vazhdon rrjedhja me Sheh Muhamed Bekri dhe Sheh Omer Bekri. Postin e Muhammed Dineverit (Dinuri) e zuri Vexhiheddin Kadi, mё 353H/972. (sqarime gjёnden nё librin “Tumori, Tarikati Alie- Halvetie”, qё flet pёr grupin e madh tё Shehelerёve te lartё Karabashie Halvetie). Prej kёtij grupi erdhi Ebu Nexhip Suhervediu, i cili zuri vendin e Vexheheddin Kadi, mё 520 H/1136. Ky formoi degёzimin Ehberie (Halvetie). Nga brenda kёtij grupimi, me Sheh Kutbi Ehberin, rrjedh edhe Rukneddin Sinxhasi Muhammed Nuhasi Buhari. Prej kёtej dolёn shehelerё tё mёdhenj, si: Shemsi Tebreziu dhe Shabahuddin Tebreziu. Nga Shemsi Tebreziu del Xhelaludin Rumi, nё Konjё tё Turqisё, nё vitin 604 H/1223, i cili u quajt Mevlevi. Nga Sheh Shehahudin Tebreziu del Sejjid Xhemaluddin Tebreziu, mё 660 H/1279. Pastaj vjen Ibrahim Zahid Gejlani, ku formoi degёn Zahidde. Kujtojmё se prej kёtij del vargu Xhelvetive nё Gejlan, mё 685 H/1304. Nga Ibrahim Zahid Gejlani vazhdon rrjedhja Halveti Karabashie, me Ali Muhammed Nuru Halveti, nё vitin 690 H/1309. Prej kёtej del Piri Ebu Abdullah Siraxheddin Omer Halveti, biri i Sheh Ekmeludin Gejlani, nё vitin 700/1319. Ky i fundit formoi grupin e dytё tё madh tё Halvetisё, me sirrik tё bardhё, Akbashie. Nga kjo quhet Piri Halveti Akbash. Ky Pir ka lindur nё Lauxhan. Ka bёrё shtatё herё Haxhillёk dhe dyzet herё Erbaine Lejleten (Halvet). ( sqarime gjenden nё fq. 18 tё librit “Tarikati Halvetie Akbashie”) Pas kёtij vjen Haxhi Izedin Halveti 738 H/1357 si dhe Sadredin Hajati Halveti. Nё vitin 774 H/ 1398 vjen Piri i madh ( i dytё) Karabashi ( me sirrik tё zi) Sejjid Jahja Shervani. Ky Zat i madh rregulloi virtin settar Evradin Sherif, qё e mbajmё edhe ne sot. Dua tё theksoj, se deri nё kёtё kohё, Halvetitё mbanin Jasinin Sherif nga zgjedhja qё kishte bёrё Piri Sheh Hasan Basri. Nga Sejjid Jahja Shervani del njё Zat tjetёr i madh, Dede Omer Rusheni. Ky mёsimet e para i mori nё Bursa, pastaj shkoi nё Baku ( Azerbaixhan). Piri i tij e urdhёroi tё shkojё nё Karabash. (sqarime nё librin “Tarikati Halvetie- Rushanie”) Ky la nё postin e vet Sejjid Muhammed Demir Tashi nga Tibrizi, i cili hapi dergjahun (Teqenё) nё Egjipt. Ka lёnё dy vepra me rёndёsi mistike. (shih librin “Demir Tashija”) Zёvёndёs la Sejjid Myrteza, tё birin e Ikdul Xhevherit. Nga Dede Rusheniu rrjedh Sejjid Ibrahim Gjylsheniu. Pasi e kompletoi me dituri tё pёrsosur nё Stamboll, shkuan nё Kajro. Ka shkruar mbi dyzet mijё vargje. Ky Zat formon degёn Gjylsheni, i cili u quajt Tarikat nga pёrmasat, por qё ishte brёnda rrёnjёs sё saj, Tarikat - Halveti. (sqaron nё faqen 55-56, tё librit “Gjylsheni”) Mё vonё vjen njё Sheh i madh, me dituri tё kompletuara., me titullin e Pirit, Sheh Hasan Sezai efendi, i cili formon degёn Sezai. Mё vonё shkon nё Edrene dhe takohet me njё dijetar tjetёr, Muhamed Sirinё. Nga burimi Shirvanije rrjedh dhe dega Bajrami, me Sheh Haxhi Bajrami Veli, Piri i lartё me pёrmasa tё mёdha, i cili u quajt Tarikat brёnda rrёnjёs sё saj Halveti. Ky lidhet dhe me degёn Xhelvetije dhe Melamije nёpёrmjet burimit tё degёs Zahidije. Mё vonё, dega Xhelvetie formimin e saj tё pёrsosur e merr me Pirin e I–rё, Muhammed Hudai, i cili formoi Tarikatin Xhelveti. Pas tij vjen Piri Thani (i dytё), Ismail Haki. Eshtё autori i veprёs sё madhe prej pesё vёllimesh “ Ruhil- Bejani.” Kёto degё tё Tarikatit Halveti vazhdojnё me shehelerё deri tek Satrazem Sheh Ali Pazari. Nga burimi Shervani, direkt vjen dhe Piri me shumё qeramete (mrekulli), Muhammed Bahauddin (Tokad) Erdin- Xhani. Ai la zёvёndёs nё postin e tij Sheh Xhemali Halvetiun, nga Aksaraj (Konjё). Ky i fundit ka lёnё njёzet vepra mistike tё rёndёsishme dhe formoi degёn Xhemalije. Ky la nё postin e vet Sheh Zejneddin Isuf, Symbyli Sinani, duke formuar degёn Symbylie, i cili ёshtё dhe Piri i saj. Rrjedhja e tij vjen nga fisi i Ebu- Bekrit. Ka shkruar disa vepra me rёndёsi dhe ka veshur njёzet e njё shehelerё tё dёgjuar pёr dituri dhe devotshmёri. Nga dega Xhemalie rrjedh Sheh Kubad Halife. Ky bёri Halife Sheh Nuredin Halepin, i cili vazhdon me Sejjid Muhammed, i biri i Ahmet Bahshi Halepit. Ka lindur nё Halep dhe kaloi nё Hixhaz, duke formuar degёn Bahshije. Nga dega Xhemalije vazhdon rrjedhja me shehelerё me famё, si: Sheh Idrizi, Sheh Alaudin Ushaku, Sheh Xhemali Aksaraj, autori i shumё veprave mistike, e deri tek dega Sherubije. (sqarime nё librin “Tarikati Ali Halvetie) Nga Piri Shervani, rrjedhja arrin deri tek Shehu Nexhdedin Nurullah Abdul Mexhid Shirvani. Ky la nё postin e tij Sheh Shemsuddin Ahmet Sivasi nё Tokad, duke formuar degёn Shemsije. Pastaj shkoi nё Sivas. Ky bёri nё Sivas Halifen Evhaderin Abdyl Ehad Nusi Sivasin. Qёndroi nё Stamboll, ku ka Teqenё. Ka lёnё shtatёmbёdhjetё vepra. Formoi degёn Sivasije. Nga Shirvanija vazhdon rrjedhja, duke formuar degёt: Xhemalije me pёrfaqёsues Sheh Hajredin Tokadi, dhe Shabani, me pёrfaqёsues Sheh Shaban Veli nga Tash-Kypsi, nё Kastamanu tё Turqisё, nё vitin 890 H/1510. (po aty, Silsileja Karabash) Mё vonё vjen Shehu i madh Ali Alaudin Karabash Veli, nё Gejlan. Ka veshur 865 shehelerё, duke vazhduar me Muhammed Halvetiun, qё zhvilloi aktivitetin e tij fetar nё Ysqydar, Turqi, rreth vitit 900 H/1519. Fisi i tij rrjedh prej Imam Aliut (K.V). Arriti tё bёjё shumё halife deri nё Tunizi, etj. Formoi degёn Nusihije. (sqarime nё fq. 69... me tё njёjtёn titull) Pas tij vjen Shehu me famё, Haxhi Mustafa efendi. Ky formon degёn Qerqeshije. (sqarime nё fq. 72-73 nё librin me tё njёjtin titull) Pas tij vjen Sheh Ibrahim Kushadalli, i cili formoi degёn Ibrahimije. Mё vonё Sheh Ibrahim Kushadalli shkoi nё Egjipt, ku hapi dergjahun (Teqenё) e vet dhe bёri shumё halife. (Dega Ibrahimije, sqarime nё fq. 76 - 78 nё librin me tё njёjtin titull) Nga Qerqeshije doli dega Halilije, me Sheh Haxhi Halil efendi nga Qerdeja, Turqi. Ka bёrё halife deri nё Stamboll. Ka qёnё ymmi (dijetar). Kur e ka provuar ylemati me pyetje nga mё tё ndryshmet, janё habitur nga pёrgjigjet e tij. Nga Karabashija del dega Beqirije me Sheh Ebul Futun Shemsudin Mustafa Beqir, nё Kudus, Turqi. Mё vonё, ai u zhvendos nё Kajro. Tyrbeja e tij vizitohet nga tё gjithё besimtarёt. Ka hapur degё halifesh nё Xhezair, Tuniz, Jemen, Hixhaz, Egjipt dhe Stamboll. Ai ka botuar shumё vepra tё fushёs mistike. Ka hapur njё degё dhe me Sheh Muhammed Qemaluddin Bekri, i biri i Sheh Mustafa Beqirit nё Kudus, nё vitin 970 H/ 1589, (dega Qemalije Beqirije). Ka lёnё trembёdhjetё vepra. Vazhdon me degёn Qemalije Beqirije, si dhe me degёn Semanije, me Sheh Abdyl Qerimi Muhammed. Aktivitetin e bёri nё vendlindjen e tij, nё Medine Munever. Hilafet mori nga Sheh Mustafa Beqiri. Ka lidhje me Kadritё. Nga dituria ka qёnё Kutbizaman. Pastaj vjen Shehu Sejjid Fejzedin Husejn Sinavi. Formon degёn Feizije nё Misir. Mё pas zhvendoset nё Stamboll pranё Merqez efendiut. Ka marrё pjesё dhe nё Kadritё, Shazelitё, Nakshitё. (po aty, fq. 854) Dega Beqirije formon edhe degёn tjetёr Hafenije, me Sheh Shemsudin Muhammed, i biri i Selim Hanefiut. Vjen nё Belbis, mё 985 H/1604. Ai mёsoi nё Kajro dhe mori dorё nga Sheh Mustafa Bekri, nё vitin 995 H/1614. Me vdekjen e Shehut tё tij vazhdoi lidhjen me Sheh Mahmud Qurdiun. Prej kёsaj rrjedhje u hap dega Tixhanije, me Sejjid Abdyl Abaz Ahmed. I biri i Muhammed Tixhaniut, nё njё fshat tё Marokut ushtroi aktivitetin e tij fetar dhe u zgjerua nё shumё vende tё tjera nga viti 1057 H/1676 e mё tej. Kur ishte shtatё vjeç kёndonte Kuranin pёrmёndёsh. (sqarime nё fq. 83-84 tё librit me kёtё titull) Prej rrjedhjes Beqerije, e mё pas Hafenijes, vjen dega Dyrdyrije me Sheh Ebul Berekat Abedin Ahmed Durduri Adevin, i biri i Sheh Ahmed Durduriut. Mё vonё rrjedh prej tij Sheh Ebu Irshad Sejjid Ahmed, i biri i Muhammed Meliqiut. Ai jetoi nё Egjipt dhe formoi degёn Savije. Prej burimit tё Shervaniut, me disa shehelerё me namё, vjen Sheh Alaudin Ushak Kabaklli. (sqarime nё fq. 88-89) Hapet dega Ahmedie me Shehun e lartё, Ahmed Shemsuddin nga Marmara, me titullin e Pirit, lindur mё 815 H/1430. Atёherё ishte N/Prefekturё e Akhisarit tё Sarohanit (Manica). Ka marrё emrin dhe Sejjid Bash. Lidhet me Alaudin Ushakun, me emrin e dytё Ortakalli. Prej Ahmedisё kanё dalё katёr degё dhe dhjetё nёndegё. U hap dega Sinanije me Sheh Kasem Çelepinё. Pas kёsaj formohet dega Myslihije, me Sheh Mustafa Myslejheddin. Tregohet se pati njё konflikt me Shehun e tij dhe vuri Taxhin e bardhё dhe, kur u bind, Taxhin ua la vetёm si kujtim shehelerёve, Sheh Mehmet efendi Serezi deri tek Sheh Sulejman efendi nё Selanik. Nё vazhdim, formoi degёn Zehirije me Sheh Sejjid Ahmed Zehiri. Ky mori hilafet nga Sheh Sulejman efendi nё Selanik. Nga Ahmedije, mё vonё dalin shehelerё, si: Haxhi Izedin efendi Karemani, Sheh Kasem efendi Inejelli, Çelepin, etj. Pastaj del dega Ushakije, nё Buhara, me Sheh Hasan Isameddin Ushakin, i biri i Haxhi Tiberqiut. Mё vonё, shkoi nё Ysqydar/ Stamboll. Taxhen e hirken ia veshi Ymmi Sinaniu. (sqarime gjenden nё fq. 100-101) Ai bёri rreth njёzet halife. Prej kёtej del dega Xhemalije me Sheh Ebi Nazim Sejjid Xhemaluddin nga Edreneja. Mori dorё nga Muhammed H.Ushakiu. Mё vonё mori hilafetin “Sheh” nga Sheh Hasan Sezar Gjylsheniu. (sqarime nё librin “Xhemalie”, fq. 29-104) Pastaj vjen dega Selahije, me Sheh Abdullah Selauddin, nga Balisqari. Ai bёri shtatё vjet Halvet. Vazhdon me degёn Xhahidije, me Sheh Xhahidi Ahmed efendi nga Edreneja. Mori dorё nga Sejjid Muhammed Xhemaluddin. Mё vonё del dega Buhurije, me Sheh Muhammed Buhuri nga Edreneja. Nga kjo rrjedhje vjen Sejjid Ali efendi Qostendeli, prej tё cilit rrjedhin dy degё: Reufije, me Sejjid Reufin dhe Xherahije, me Sheh Nureddin Muhammed Xherahiu. Ka shkruar tri vepra me rёndёsi nga fusha e tesavufit. (sqarime nё librin me tё njёjtin titull nё fq. 93 - 95) Vazhdohet mё vonё me Shehun e lartё me titullin e Pirit, Sheh Hasan Burhameddin Xhihanxhirin nga Perçi i Hapulit, i cili mё vonё shkoi nё Stamboll. Ky hapi degёn Xhihanxhirije, qё mё vonё pasohet me Shehun Muhammed Dede Semsoni. Dega Akbashi, i pёrfaqёsuar nga Piri Ebu Abdullah Siraxheddin Omer Halveti, hapet dhe nё Shqipёri, Tepelenё, mё 1070 H/1689 me pёrfaqёsues Sejjid Haxhi Halil efendi. Shehelerёt qё kanё dalё nga dergjahu i Tepelenёs kanё marrё kёtё emёr Akbashije, Haxhi, Halife,si: Sheh Mehmeti, Sheh Telhai, Sheh Kopllani, Sheh Dauti… Shehu i fundit i kёtij brezi, Sheh Kytbi, ndёrroi jetё rreth vitit 1953- 54. Rruga e Halvetisё fillon me Pirin Sheh Hasan Basri, vazhdon me rradhё tek Ebu Ali Minushadi Dineveri (Dinuri), mё 231 H/850. Vijnё tek Vexhiheddin Kadi, nё grupin e madh Karabash (me sirrik tё zi). Vazhdojnё tek Piri Ebu Nexhip Surheverdi e Sheh Kutbi Ehberin, qё formoi grupin Ehberije. Pas tij vijnё me rradhё deri tek Piri Omer Halveti. Ky Pir i madh pёrdori tё bardhёn brёnda rregullit (erqanit). Ndjekёsit e tij vazhduan dhe e quajtёn Akbash. Me rradhё kёshtu vijnё tek Piri Thani Sejjid Jahja Shervani (Karabash) me sirrik tё zi. Ky Zat i madh ishte rregulluesi i Evradi Sherif. Kёshtu kanё vazhduar dy grupet e mёdha, Karabash e Akbash, deri sot pёr rrugёn e Halvetisё. Nga Sejjid Jahja Shervani, siç kemi thёnё, kanё dalё Kollё e Piranё si dhe shehelerё tё dёgjuar. Ky Zat i madh gjatё jetёs sё tij mistike bёri shumё agjerim dhe shumё Halvet. Ka bёrё shumё qeramete (mrekulli) tё cilat do t'i sqaroj mё poshtё. Kёtu mund tё pёrmend veprat mistike tё tij:
Prej kёtij Piri, siç e pёrmenda mё sipёr, rrodhёn Kollё dhe Piranё, si: Ahmedije, Ushakije, Ramazanije si dhe Piranёt Ebu Muhammed, Erdinxhani, Sijjid Bash Haxhi Karemani, Piri Omer Rusheni, Ali Alaudin Karamani. Pastaj vijnё Sheh Ali efendi (Filibe), Sheh Fadil Ali efendi. Prej kёtij rrjedh Piri i fundit, Sheh Hysejn Rumi Serezi. Sё pari, ky qёndron nё Irlandi (tё Bullgarisё) dhe pastaj vendoset nё Serez (sot Greqi), ku ka dhe Tyrben e tij. Nga ky Pir vijnё dy djemtё e tij, Sheh Mehmet efendiu dhe Sheh Sinani tё kurorёs sё parё. Ata vendosen nё Shkodёr. Sheh Sinani jetoi njё vit nё Shkodёr dhe pas njё sёmundje tё shkurtёr vdiq. Sheh Mehmet efendi Rumi martohet nё Shkodёr me njё zonjё tё nderuar nga Bushatllinjtё. Teqen e ndёrtuan nё pazarin e vjetёr, pranё kalasё nё Shkodёr. Tregohet se, Mehmet efendiun e thёrrisnin dhe me mbiemrin “Pazari”, ngaqё vendoset nё pazarin e vjetёr tё Shkodrёs. Po ashtu dhe gruan e tij e thёrrisnin “zonja Pazari”. Tё dy, burrё e grua, lanё shumё mbresa bamirёsie dhe dashurie tek populli i qytetit tё Shkodrёs. Piri Sheh Hysejn Rumi Serezi pati dhe katёr djem nё kurorёn e dytё, tё cilёt u shpёrndanё si misionarё tё fesё Islame nёpёr vende tё ndryshme tё Rumelisё. I pari, Sheh Hasani, vjen nё Shkodёr dhe vendoset nё Teqenё e ngritur nga Sheh Mehmet Efendiu. I dyti shkon nё Prizren, i treti nё Delvinё dhe i katёrti nё Ohёr. Sheh Hasani ishte shёndetlig dhe vuante nga sёmundja e diabetit (sheqerit). Njё ditё vendosi t'i thotё tё birit se do ta vishte Sheh sipas rregullit tё Halvetisё. E veshi tё birin me tё gjitha ritet dhe ceremonitё fetare pёrkatёse. I biri u quajt Sheh Ali Pazari (Shkodrani). Kёtij tё fundit, natёn iu revelua (shfaq) tё shpёrngulej prej kёtej dhe tё emigronte nё Shqipёrinё e mesme. Pikёrisht, atij iu tregua vendi, qё mё vonё do tё quhej Tiranё. Ky pasi ngrihet nga gjumi, i thotё babait tё tij, tё sёmurё, se ёshtё urdhёr tё lёvizin prej kёtej, duke i treguar revelatёn e tij, qё ishte Hyjnore. Pikёrisht ashtu u bё. Morёn rrugёn dhe u vendosёn pranё Pazarit tё vjetёr tё Tiranёs. Pёr njё kohё tё shkurtёr, sa tё ndёrtonte njё vend pёr banim, zgjodhi mundёsinё pёr tё fjetur nё njё mesxhid (faltore), qё shёrbente nga njё anё dhe si bibliotekё. Kjo ishte e ngritur nga qeveria turke dhe pjestarё tё familjes sё Kaimёve shёrbenin nё kёtё vend. Njё pjestar i kёsaj familje, qё punonte si shёrbyes i kёsaj faltoreje tё vogёl, e kundёrshtoi ndёrtimin e Teqes. Ai nuk pranoi Shehun tё strehohej pёr ca kohё nё kёtё ndёrtesё. “Unё jam fetar dhe e di kёtё punё mё mirё se sa ti,” pёrgjigjet shёrbyesi. Pёr njё kohё, ai kundёrshtoi me egёrsi. U ndez njё debat, qё vazhdoi me ofendime nga ana e Kaimit. Fjalёt u bёnё serioze dhe shkuan nё grindje dhe fyerje tё rёnda pёr Shehun. Shehu, ky misionar fetar, i kompletuar me besimin, diturinё dhe durimin, nuk po pёrballonte gjendjen e krijuar tё kёtij tё paedukuari dhe tё padituri. Profiti ynё, Haz. Muhammed (a.s.) thotё: “Çdo gjё ёshtё njё gjё, i padituri s'ёshtё asgjё.” Nё gjaknxehtёsi e sipёr Shehu, qё nuk e njihte inatin apo urrejtjen, por vetёm urtёsinё e dashurinё, nё kёtё rast e humbi durimin dhe i thotё: “T’u ktheftё buza prapa o Kaim.” Pёr çudi Kaimit i ndodhi ky shёmtim (paralizё) dhe kёshtu i deformuar, nuk zgjati shumё dhe vdiq. Burrat e fisit tё Kaimёve, duke qenё aty, panё me sytё e tyre kёtё skenё, u bindёn se kishin tё bёnin me njё njeri tё drejtё. Para tij u pёrulёn me vetёdije. Pas varrimit tё shёrbyesit (Kaimit), vёllai i tij i lutet Shehut tё bёhet dervish i tij. Shehu e pranon dhe ai u bё dervish i kёtij Shehu nё Tiranё. Burrat e fisit tё Kaimёve u bёnё besnikёt dhe dervishёt e parё tё Shehut. Nё kohёn kur po ndёrtohej Teqeja, gjashtё muaj pas ardhjes, babai i Sheh Ali Pazarit (Shkodrani) ndёrroi jetё. Ai varroset pranё Teqesё, qё mё vonё do tё quhet Tyrbeja e parё e Shehut Pazari. Pas njё kohe tё shkurtёr ndёrron jetё dhe dervishi i tij. Pёr tё u ngrit njё Tyrbe e veçantё pranё Teqesё, qё u quajt Tyrbeja e Kaimit. Koha po kalonte dhe Teqeja po merrte formёn e saj. Sheh Ali Pazari (Shkodrani), siç thirrej nga banorёt, fiton respektin e tyre dhe mbahet si njeri i nderuar dhe i shenjtё. Dita - ditёs shtohen dervishёt rreth Shehut, si nga Tirana, ashtu dhe nga Petrela. Pёr besimin e formuar rreth tij, dervishёt e Tiranёs dhe tё Petrelёs e thёrrisnin me titullin “Azizi i Tiranёs” ( i nderuar). Nga ana fetare ka kuptimin “Hyjnor” (i plotfuqishёm). Kёshtu pёrhapet fillimisht Tarikati Halveti nё Tiranё dhe nё Petrelё. Djemtё e tjerё tё Sheh Hysejn Rumi Serezit, siç ёshtё pёrmёndur mё sipёr, janё vendosur nё vende tё tjera, si: nё Prizren, Ohёr dhe Delvinё. Ai i Prizrenit, me Teqen e tij, Rumije - Halvetije, merr emёrtimin fetar, Osmanije. Kёtё titull e mori nga emri i Shehut. Populli e thirriste “Osman baba”. Shehu tjetёr, Sheh Mehmeti, dhe pastaj Sheh Zekirjai, vendoset nё Ohёr dhe formoi degёn Hajati (i gjallё). Arsyeja qё mori kёtё emёr qёndron nё atё ç’ka kishte ndodhur. Disa njerёz sollёn njё xhenaze pёrpara Shehut. I vdekuri, pёr çudi kishte nxjerrё kёmbёt jashtё arkivolit. Tё afёrmit e tij, tё tronditur nga kjo e papritur, hidhnin sytё tek Shehu dhe prisnin njё zgjidhje. Shehu, para kёsaj gjёndjeje, ashtu nё fshehtёsi, sipas njё ajeti nё Kuran (Sure Araf, ajeti 200): “Nёse tё godet shejtani me ndonjё vesvese, kёrko strehim tek Allahu, sepse vёrtet Ai dёgjon dhe e din.” Mrekullinё njerёzit e shohin nga goja e Shehut, kur ai para xhenazes thirri: “Allahu Ekber” dhe gjendja u normalizua. vdekuri zgjohet nga gjumi i vdekjes, pёr njё kohё, mblodhi kёmbёt dhe vdes pёrsёri. Atёherё Shehu merr njё copё qefin (mbulesёn e tё vdekurit) dhe e vendos nё taxhin e tij, duke e bёrё njё pjesё tё bardhё me copёn e tij tё zezё. “Allahu, kur do, ajo bёhet.” “Kun fe jekune” Nga kjo, Shehu tashmё merr emrin “Hajat” (i gjallё, nga shkaku i ngjalljes sё tё vdekurit). Ky Aziz (i nderuar) nё kёtё vend thirret me emrin: Tarikati Hajati. Azizi tjetёr i fundit, Sheh Ibrahimi, u vendos nё Delvinё. Hapi dergjahun (Teqen), me shumё qeramete, me titull “Azizije”. Filloi punёn pёr ndёrtimin e dergjahut. Nё vazhdim tё faltores (semaahanes) mungonte hapёsira pёr dhomёn e Halvetit. Vendin e kishte zёnё njё rrap. Kur i madhi Zot bёhet folёs me gojёn e njeriut (Mutekel-limun bi Kelamihi), Ai urdhёron dhe vullneti i Tij bёhet. Shehu i drejtohet Rrapit: “O ti Rrap, o unё tё iki, o ti u bёj harap.” Rrapi, me fuqinё e Zotit, qё s'ka tё metё dhe me gojёn e Shehut, u zhvendos, duke lёnё tё lirё vendin pёr ndёrtimin e dhomёs sё Halvetit. Ilahija, qё kёndohet prej asaj kohe edhe sot, nga dervishёt e tij pasardhёs, fillon me fjalёt e para kёshtu:
“Azizi i Delvinёs
brёnda
nё
mekam, Azizi i Delvinёs, njё nga pasardhёsit e kёtij brezi, urdhёron njё Shehun e tij, i quajtur Sheh Mustafa Kalastra, tё hapё njё Teqe nё Glinё tё Leskovikut. Kjo ka ndodhur rreth viteve 1730- 1735. (kjo sipas viteve tё varreve tё Tyrbeve tё ngritura nё atё vend) Sheh Mustafa Kalastra zbaton urdhёrin e Murshidit tё tij (udhёheqёsit shpirtёror) dhe niset drejt Glinёs. Kur arrin nё Glinё, i drejtohet banorёve tё vendit: “Unё vij kёtu pёr tё qenё miku dhe babai i juaj.” Banorёt, ngaqё nuk e njihnin, habiten dhe nuk kishin si ta mbanin pёr mik dhe baba njё tё panjohur. Nё atё kohё, aty po bёhej njё dasёm dhe dasmorёt po piqnin mish nё hell. Shehut i lindi vetvetiu njё mendim, tё cilit ia reveloi vetё i madhi Zot, pёr t'u bёrё sebep fjala e Murshidit tё tij, i cili e dёrgoi nё atё vend. Shehu i afrohet dasmorёve dhe i thotё:
“Me çfarё
druri e piqni atё
shqerrё?”
“Atёherё,” vazhdon Shehu, “ mё jepni njё dru nga ai zjarr dhe unё do ta mbjell kёtu. Pas dyzet ditёsh do tё vij pёrsёri. Nё qoftё se ky dru i djegur do tё nxjerrё gjethe, unё do tё vij pranё jush, kёtu.” Shehu me dorёn e tij e mbolli kёtё dru dhe u kthye pas dyzet ditёsh. Bashkё me banorёt e kёtij vendi vuri re, se druri kishte lёshuar gjethe. Ai Teqen e ndёrtoi pranё atij Rrapi dhe Tyrbeja e tij, ku ёshtё varrosur, ndodhet aty dhe sot e kёsaj dite. Pranё tij ёshtё dhe Tyrbeja e dervishit qё i shёrbente besnikёrisht Shehut. Si tё gjithё Teqeve tё Shqipёrisё, edhe asaj tё Glinёs i bёra ceremoninё fetare tё rastit, pas njё ndёrprerje tё gjatё nga ana e regjimit komunist. Dita qё u mblodhёm ishte 25 gusht, 1995. Dita 25 gusht sipas gojёdhёnave ka qenё dhe dita e ardhjes sё Shehut nё kёtё vend. Kjo ditё festohet pёr mbarё popullin e Leskovikut, Glinёs, Ersekёs dhe Kolonjёs. Tё gjithё kёta Aziza, si misionarё fetarё nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni, hapёn degёt e tyre pёr tё ndezur dritёn Islame tё Ehli- Bejtit, nё çdo krahinё. Ata ndriçuan rrugёn e Muhammed-Aliut me rrezen dritё-dhёnёse tё Ehli- Bejtit nё çdo vend. Siç dihet Halvetija, pёr tё ardhur deri kёtu, u pёrhap nё botё me urtёsinё e Sufizmit, e frymёzuar nga kryeburimi (porta e pёrgjith-shme). Kjo portё zotёrohet nga Haz. Aliu (K.V), siç e thotё dhe vetё Haz. Muhammed (A.S.), se : “Unё jam qyteti i diturisё dhe Aliu ёshtё porta e saj.” Haz. Aliu (K.V.) dekretoi portёn e parё tё Tarikatit pёr tё ardhmen dhe kёtё ia besoi Haz. Pirit Sheh Hasan Basri (K.S.) pёr vazhdimin e saj. Kjo pasqyrohet dhe nё librin themeltar turqisht, me titull: “ Tumori i Tarikatit Alije- Halvetije”, i botuar nё gjuhёn osmanishte, nga autori i veprёs Eb Ridvan M. Sadik Viçdani. Kjo ёshtё e konfirmuar nga komisioni i posaçёm i Sheriatit. Eshtё i depozituar nё arshivёn e Stambollit dhe njё kopje pranё arshivёs sё Kryesisё sё kёsaj Asitaneje. Njё pjesё me rёndёsi e materialit ndodhet edhe nё vёllimin “Kamusi Alam”. Siç shihet, rradhё pas rradhe, Tarikati Halveti, nga Sheh Hasan Basri zbret me Pirin e fundit, Sheh Hysejn Rumi Serezi. Nga ky Pir, shpёrndahen degёt nё Rumeli, Shqipёri, Kosovё dhe Maqedoni. Nё Shqipёri, siç u pёrmёnd mё sipёr, zbret i pari brez, fillimisht nё Shkodёr, pastaj nё Tiranё. Tjetri, po nё atё kohё, vendoset nё Delvinё. Nё Tiranё, brezat e kёsaj Asitaneje formuan rrjedhjen e saj, tё njohur Azizat e Tiranёs, me titullin “Rumije - Pazarije”. Sё bashku me brezat e Shkodrёs pёrbёjnё katёrmbёdhjetё breza Shehelerёsh. Bёj tё njohur, se tё katёrmbёdhjetin brez tё kёsaj rrjedhjeje e pёrfaqёsoj unё, Sheh Muamer Pazari, i veshur nga babai im, Sheh Ali Pazari.
Tyrbja e Azizave tё Tiranёs, e ringritur nga Sheh Muamer Pazari Ja dhe rrjedhja e Shehelerёve tё Teqes Pazari:
Mё poshtё po ndalem tek disa shehelerё tё kёsaj rrjedhjeje: Nё Shkodёr, Sheh Mehmet efendiu, i ardhur nga Serezi, dallohet me doktrinёn Sufiste Islame, mistiçizmi i tё cilit shkaktoi pёrbuzje pёr fanatikёt, obskurantistёt fetarё vendas. Nga ana tjetёr nuk mungoi dhe pjesa e shёndoshё me llogjikёn e kulturёn Islame. Ai u bё shtylla e fortё e Islamit dhe ideve progresiste sё bashku me pjesёn e shёndoshё tё vendit. Bamirёsia, toleranca dhe emancipimi i gruas ishte vёmёndja e kёtij misioni fetar, pёr edukatёn fetare nё kёtё vend. Ai mbetet besnik i principit Islam mbi femrёn dhe tolerancёn e respektimit tё sё drejtёs pёr vetёvendosje, sipas vullnetit tё secilit. Nga profiti ynё, Hazreti Muhammed (a.s.), mbi njё mori thёniesh dhe kёshillash tё Tij (hadithe), veçoj dy nga kёto: “Nuk ka shtrёngesё nё fe,” d.m.th. tё mos bёsh propagandё, por vetёm me bindje dhe arsye. E dyta, mbi femrёn ka cilёsuar se: “Nёn kёmbёt e nёnave ёshtё xheneti.” Mё vonё u shqua dhe gruaja e tij (baxhija), si njё edukatore dhe bamirёse. Shkodra e thёrriste “Zonja Pazari”. Ajo u bё kaq e dashur pёr femrёn Shkodrane, sa dhe i shoqi pёr popullin e Shkodrёs. Ishte gojёёmbёl dhe ngushёlluese pёr zbutjen e plagёve shoqёrore tё asaj kohe. Ajo zbuste fatkeqёsitё dhe dhimbjet me durim, jepte kurajo dhe optimizёm pёr tё ardhmen. “Bёje tё mirёn, se ajo ёshtё madhёshti nё jetё dhe Zoti tё kujton me dashurinё dhe mёshirёn e Tij.” Kjo grua e virtytshme, me tiparet e larta, nderohej dhe respektohej nga tё gjithё. Varret e tyre vizitoheshin nga populli i Shkodrёs dhe i rretheve me pёrulje dhe respekt. Kёto simbole tё popullit i veniti koha.Shkatёrrimi i tyre pёrfundimtar ishte shkatёrrimi i tyre sё bashku me pazarin e vjetёr. U pёrmbys çdo gjё me vlerё antike. Nga tё parёt tanё, brez pas brezi, kemi mёsuar mendimet e Sheh Mehmet efendiut, qё: “Edhe njё vend i vogёl, meriton tё drejtёn e tij fetare dhe shoqёrore, sa dhe njё vend i madh. Drejtёsia duhet tё respektohet e barabartё, si pёr tё varfrin, ashtu dhe pёr tё pasurin. Zoti ёshtё mёshirues dhe i paanshёm pёr tё gjithё”. Pёr mendimet e Tij nё fushёn shoqёrore fetare, nё lidhje me barazinё dhe drejtёsinё shoqёrore, ai internohet nё Edrene tё Turqisё. Ai nuk mungonte tё donte vatanin me njё dashuri tё tillё, siç donte fenё, ta bёnte tё kuptueshme dhe tё dashur pёr njerёzit nё pёrgjithёsi. Pas tij erdhi i biri, Sheh Osmani, i cili nёn ndikimin e mёsimeve tё prindёrve tё tij, ishte po aq fetar, sa dhe atdhetar. Edhe ky vdiq i respektuar dhe i nderuar si prindёrit e tij dhe u varros me pёrulje pranё babёs, Sheh Mehmet efendiut. Nё Tiranё vjen nga Shkodra, nё vitin 1605, bashkё me babain e tij shёndetlig, Sheh Ali Pazari (Shkodrani). Ai, i frymёzuar me edukatёn dhe devotshmёrinё e prindёrve tё tij, u shqua si njeri i denjё, me virtyte tё larta. Babai i tij jetoi vetёm dhjetё muaj dhe nё vitin 1606 ndёrroi jetё. Sheh Ali Pazari (Shkodrani) themeloi Teqen nё ish pazarin e vjetёr, e cila u prish nga regjimi komunist si tё gjitha institucionet fetare. Prishja e saj solli dhe humbjen e shumё relikave antike, shekullore si dhe djegjen e shumё librave dhe dorёshkrimeve, mijёra vjeçare, tё pazёvёndёsueshme. Sheh Aliu gjatё qёndrimit tё Tij nё Tiranё, fitoi besimin dhe dashurinё e popullit tё Tiranёs. Besёlidhёsit e parё, muhipёt, u bёnё nga familja Kaimi. Sheh Ali Pazari (Shkodrani) ushqente nga prindёrit e tij ndjenja atdhetarie, bamirёsie dhe frymёn pёr njohjen sa mё mirё tё gjuhёs shqipe. Ai mundohej tё pёrkthente nё gjuhёn shqipe ilahitё (triolete, vjersha fetare). Kёto kёndoheshin nё Teqe me melodi tё bukura dhe pёrzemёrsi nga dervishёt, shehelerёt dhe dashamirёsit e kёsaj rruge. Disa herё ёshtё qortuar nga qeveria turke pёr ndjenjat e tij atdhetare. Atё, si misionar fetar dhe Sheh tё lartё, besnikёt, dervishёt e shehelerёt e tij, qё ishin pёrgatitur nё Tiranё dhe Petrelё, e thёrrisnin “Azizi i Tiranёs”. (Aziz, si fjalё Hyjnore do tё thotё i plotfuqishёm, por nё kuptimin njerёzor do tё thotё i dashur, i nderuar.) Pas tij vjen i biri, Sheh Hasani, i cili zuri postin fetar tё babait tё tij. Nё kohёn e tij, drejt Tiranёs, vjen njё Pasha Turk, i cili vendoset nё periferi tё Tiranёs, nё Rrapin e Trishit dhe nё kodrat e Saukut, bashkё me ushtrinё e tij. Qёllimi i tij, si zaptues, ishte tё merrte taksa dhe tё rekrutonte ushtarё pёr interesa tё Turqisё. Populli i trembur, largoi familjet, gra dhe fёmijё nga ky katil (vrasёs), qё erdhi me qёllim tё djegё dhe tё shkatёrrojё çdo gjё qё e pengonte nё rrugёn dhe qёllimin e tij. Populli i Tiranёs, pёr t'i dalё pёrpara planit tё sulmit tё armikut, priste nga çasti nё çast ndihmё nga Mirdita dhe Dibra. Armiku e kuptoi kёtё plan nga informacioni i fshehtё i tij dhe pёrgatitet pёr sulm tё menjёhershёm. Sheh Hasan Plaku, siç e thёrriste populli, me njё nga dervishёt (besnikёt) e tij prej Kaimёve, morёn rrugёn drejt çadrave, ku ndodheshin Pashai turk sё bashku me ushtrinё e tij. Si e lajmёrojnё se ka ardhur njё pёrfaqёsues i popullit tё Tiranёs, ai jep urdhёr tё hyjё. Sheh Hasani parashtron kёrkesёn e popullit pёr njё afat 3-4 ditёsh pёr mossulmim. Komandanti turk, duke qёnё i informuar nga agjentёt e tij, jo vetёm nuk ia pranon propozimin, por i pёrgjigjet tё deleguarit me kёto fjalё: “Tё mos kishe qёnё fetar, do ta kisha hequr kokёn.” “Ai, qё vjen pёr bisedime e marrёveshje, nuk pritet nё besё,” i pёrgjigjet Shehu. Kjo i tingёllon keq Pashait turk. Pёr momentin e mban veten, por menjёherё mbledh kёshillin pёr tё biseduar rreth kёsaj çёshtjeje. Pёr çudi, gjatё bisedimit, fati i popullit deshi qё Pashai vdes pa marrё kёtё vendim. Gjatё kohёs, kur po i bёhej ekzaminimi mjekёsor, Sheh Hasani merr dervishin e tij dhe kthehen nё Teqe. Gjatё kthimit pёr nё Teqe, takohet me popullin i cili kёrkon tё mёsojё ngjarjen. Shehu i pёrgjigjet popullit: “Kushdo, qё kёrkon t'i bёjё varrin tjetrit, bie vetё brёnda. Ai na i mori tё keqen, vdiq si mёkatar.” Oficerёt e Pashait tё vdekur, marrin flamurin e bardhё dhe zbresin nё qytet. Pyesin se ku ndodhej Teqeja dhe bёjnё tё ditur se dёshironin tё takoheshin pёr herё tё dytё me Shehun. Kёtё rradhё nё fomё lutjeje i kёrkojnё Shehut qё tё varrosnin Pashanё nё njё nga kopshtet e Teqesё. Shehu i pёrgjigjet: “Kёtu nuk ka vend pёr njё katil qё vret gra e fёmijё tё pafajshёm.” Mё pas atё e varrosin aty ku ёshtё sot ushtari i panjohur. Njerёzit e tij kёrkonin t'i bёnin njё ceremoni fetare. Ndёrsa Shehu kishte mendimin qё pёr kёtё tё bёhej njё hallvё pёr popullin e Tiranёs, se ndoshta Zoti do ta mёshironte shpirtin e tij. Mbahet mend, gojё pas goje, deri vonё, nga goja e pleqve tё Tiranёs, se kur nё njё vit bёhej shumё bereqet, thonin se ёshtё bёrё si hallva e Dyrmish Pashёs. Ky Sheh, plak i vjetёr, jetoi me besimin e patundur dhe tё devotshёm nё rrugёn e tij fetare e atdhetare. Ishte i dashur me tё gjithё. Bijtё e popullit tё Tiranёs i konsideronte si bijtё e tij. Vdiq nё vitin 1719 dhe u varros nё Tyrben e Teqes sё tij. Pёr njё Sheh tjetёr qё desha tё ndalesha pak ishte dhe Sheh Mahmut Pazari. Ai, ashtu si prindёrit e tij, shquhet pёr devotshmёrinё fetare dhe atributet hyjnore. Ishte i dashur, i pakursyer pёr t'i shёrbyer njerёzve. Ka qenё i internuar nga turqit, meqёnёse i mёsonte shqip tё gjithё besnikёve tё vet, dervishёve dhe shehelerёve. E kishte kthyer Teqen nё shkollё tё gjuhёs shqipe. Ka pasё mbetur mё vonё, gojё pas goje, qё kujtohej; “si shqipja e Sheh Mahmut Pazarit”. Kjo tregon se sa bukur dhe qartё e fliste, si dhe ua mёsonte tё tjerёve gjuhёn shqipe. Sheh Mahmut Pazari kaq i flakёt si shqiptar ishte sa, dhe nё belin e tij, nё atё kohё tё ndaluar, mbante qemerin me shqiponjёn dykrerёsh prej lёkure, qё ёshtё dhe sot. Flamuri i ngritur nga Sheh Ahmet Pazari, mё 26 Nёntor, ka qenё i qёndisur dhe ruhej e mbahej i fshehur nё sapet prej tij, sё bashku me simbolet e tjera kombёtare tё ruajtura brez pas brezi. Do tё ndalem tek brezi qё jetoi nga viti 1865 deri nё vitin 1931, me Sheh Ahmet Pazarin (Azizi i Tiranёs). Ky Sheh i lartё ёshtё pёr t'u cilёsuar se punoi shumё pёr Tarikatin dhe pёrhapjen e dritёs sё Ehli- Bejtit nё çdo pёllёmbё tё tokёs shqiptare. Ai legalizoi zyrtarisht nё Shqipёri Tarikatin Halveti si besim fetar Islam. Kёtё njohje e bёri pas çlirimit tё Shqipёrisё nga okupimi 500-vjeçar i Perandorisё Osmane, pikёrisht nё vitin 1921. Nё vitin 1923, u njoh si Bashkёsi Halvetiane e Shqipёrisё, duke marrё autonominё e plotё nga Parlamenti i parё shqiptar dhe qё hyn kёshtu nё juridiksionin shqiptar pёr veprim dhe zbatim. Pas Kongresit tё Bashkёsisё Halvetiane nё vitin 1929, Teqeja Asitane e Tiranёs njihet si Kryesia, qendra fetare Aleviane, duke pёrfshirё dhe degёt e tjera tё Halvetisё nё Shqipёri, si: Hajati, Gjylsheni, Melami, Xhelveti, si dhe Tarikate tё tjera. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shko lart |