Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror |
||||||||||||||||||
Halvetian të Shqipërisë |
||||||||||||||||||
Sheh Muamer Pazari |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
JetëshkrimiNën oxhakun e një familjeje të madhe tiranase 400 vjeçare, lindi më 1 Janar 1929, Muamer Pazari, Shehu Babai i tij, e përgatiti që të vogël me kulturë laike e më vonë fetare, duke i veshur petkun e Shehut në vitin 1978. Si më i madhi nga fëmijët, ndjen më shumë se të tjerët persekutimin e regjimit monist, pasi i duhet të jetë në rolin e kryefamiljarit. Ky regjim e bëri më të fortë, me këmbëngulës për dije e dituri. Kur mbaroi gjimnazin përvetsonte gjuhët, persisht, arabisht, osmanisht, turqisht, italisht, frëngjisht. Vitet e fundit mësoi edhe gjuhën angleze. Si i persekutuar nuk i jepnin të drejtën për të vazhduar studimet e larta. Me këmbënguljen e Tij, me korespondencë mbaroi fakultetin 2-vjeçar, dega Biologji-Gjeografi. Si i persekutuar punoi shumë vite në Fushë-Krujë. Zotësia e tij e çoi për disa vite të punojë si mësues në shkollën e mesme 2- vjeçare të rezervave të ndërtimit. Nga viti 1965 punon në ndërmarrjen OAN, si motorrist, deri sa doli në pension. Këtu mori titullin Mjeshtër-Novator, ku me shpikjet e Tij i kurseu miliona lekë ndërmarrjes, ku punonte. Ardhja e demokracisë solli ndryshime të mëdha. Më 23 maj 1991, pas një ndërprerjeje të gjatë të fesë nga diktatura komuniste, Sheh Muameri u paraqit në ceremoninë e hapjes së Teqes së Tij. Me kulturën dhe punën e palodhur, e rriti prestigjin e Teqes. Në festat fetare priste e përcillte personalitetet më të shquara të qeverisë, ambasadorë, besimtarë nga e gjithë Shqipëria. Puna vazhdoi me rihapjen e Teqeve Halvetiane në mbarë vendin. Ata që e njohën për së afërmi, kanë parë tek Ai Njeriun e Zotit, filozofin dhe mendimtarin, modelin e qytetarisë tiranase, humanistin dhe kryefamiljarin e devotshëm. I pajisur me një vullnet dhe durim hyjnor, Ai me fjalën dhe dashurinë familjare e njerëzore ndriçonte jetën familjare dhe qetësonte shqetësimet e besimtarëve që nën diktaturën komuniste nuk ishin të pakta. Tek Ai gjeje ndershmërinë dhe ndërgjegjen e vërtetë të një punëtori thellësisht të angazhuar për të mirën e popullit dhe të Atdheut. Krahas punës, Ai kryente çdo ditë detyrën e shenjtë, ritet fetare, angazhimin dhe edukimin shpirtëror, këtu në dhomën e Tij, të cilën Ai e ndriçonte me mësimet e Zotit. Feja e ndaluar nga komunizmi, ku masakroheshin besimtarët, burgoseshin dhe vriteshin, ishte ruajtur thellë në zemrat e atyre, të cilët ishin të bindur, se një ditë ajo do të ishte e lire. Sakrifica dhe besimi i Tij tek Zoti, tek mësimet e vyera të Kuranit, të Profetit Muhammed e bënë Atë ushqyesin e popullit të vet me dritën e besimit, të dashurimit te Zoti. Sheh Muameri arriti të formojë një personalitet të plotë të jetës së Tij. Ai rroku tërë religjionet fetare dhe thithi historinë dhe gjeografinë e vendeve të botës duke i inkuadruar ato në krahasueshmërinë e karaktereve në rrjedhat historike. Kështu tek Ai globi botëror prekej konkretisht brënda gjykimit filozofik të Tij. Ai ishte i aftë të kombinonte Teologjinë me shkencat konkrete dhe shoqërore. Inteligjenca e Tij, e ushqyer nga kjo kulturë universale zbërthente thjeshtë dhe bindshëm detyrën shpirtërore fetare me edukatën sociale. Qëllimi i Tij ishte angazhimi për shpirtërimin e popullit, lumturinë e tij. Kështu Ai ishte respektuesi i besimeve fetare dhe, si rrjedhim, Ai kurrë nuk e pa fenë si përfitim material. Për Sheh Muamerin “Feja dhe Atdheu” ishin në simbiozën e tyre. Në situatën kur Perëndia e solli në rolin e misionarit shpirtëror në Shqipërinë e masakruar në besimin shpirtëror, në degradimin human, në edukimin e njëanshëm, duke servirur idenë antinjerëzore, ateiste, Ai, Sheh Muamer Pazari e punoi deri në zemër tokën shqiptare dhe ngriti në mbarë Shqipërinë, për një kohë tepër të shkurtër teqe dhe tyrbe Halvetiane. Ndërkohë Ai u angazhua për të përmbushur amanetin e babait të Tij, Sheh Ali Pazarit, rindërtimin e Teqes Asitane të Azizave të Tiranës. U përkushtua me mish dhe me shpirt, ditë e natë, duke përballuar çdo lloj vështirësi, pa u mposhtur asnjëherë. Teqja u ndërtua! Këtë Teqe Sheh Muameri e prezantoi në çdo aktivitet dhe takim me personalitetet e mbarë botës. Teqeja ishte Dashuria, Mirëkuptimi dhe Sakrifikimi i çdo gjëje personale për hir të detyrave dhe mësimeve të Kuranit. Paqja e Zotit qoftë me Të!
|
||||||||||||||||||
Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar kėtu | .||||||||||||||||||
Shko lart |